Në Rubikon të Klan Kosova, ai tha se rëndësi në këtë listë ka emri i Albin Kurtit, ndërsa të tjerët, sipas tij, janë jo relevantë.
“Për LVV, mendoj që nuk ka rëndësi ta qesin listën hiç, mujn edhe mos me e qitë hiç listën. Është Albin Kurti. Si kandidatë për deputetë, si vota që i marrin, janë totalish jo relevantë. Kushdo që futet në listë është njëjtë, sepse njerëzit që do të votojnë, do të votojnë për Albin Kurtin”, deklaroi Paçarizi.












