Gazetari Parim Olluri ka komentuar veprimet e fundit të kryetarit të LDK’së, i cili ka lënë jashtë 10-shes së listës zgjedhore Hykmete Bajramin.
Olluri në emisionin ‘Pressing’ në T7 ka thënë se në LDK po vlerësohen individët që po heshtin karshi Qeverisë Kurti, e jo opozitarët e zëshëm, shkruan Insajderi.
““E ki një emër të ri, Janina Ymeri, e cila në dy vitet e fundit ka qenë shumë aktive, tërë kohën ka postu edhe ka dhënë deklarata për mafinë energjetike. Problemi më i madh i Qeverisë Kurti është mafia e rrymës, tash njerëzve që janë fy, janë ofendu, janë linçu tërë kohën si opozitarë, tash prej kryetarit të partisë po ofendohen dhe nuk po respektohen për mundin që e kanë bë tash e pesë vjet. Përpos Jetës, Albenës, mendoj që e ki Anton Qunin, Anton Quni nuk është politikan që ka dhënë kritika për Qeverinë Kurti. Është njëri prej deputetëve më të heshtur të LDK’së”, deklaroi Olluri.
“Nëse e shikon prej asaj se sa çmohet opozitarizmi në Kosovë, edhe posaçërisht në LDK, LDK po i thotë se nuk na intereson me qenë shumë brutal dhe të ashpër kundër Qeverisë Kurti. E respektojnë dhe e vlerësojnë në maksimum Kujtim Shalën, i cili është në gjendje me e dhanë një intervistë në 12 muaj, por nuk e respektojnë Hykmete Bajramin që javë për javë e ditë për ditë poston e flet kundër Qeverisë Kurti”, tha më tej ai.













