Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar se, Metë Shatri i është bashkuar VV’së, dhe se ai, do të jetë pjesë e listës për deputetë të kësaj partie.
Kurti, ka thënë se Shatri, është themelues dhe udhëheqës i i ordinancës specialistike stomatologjike “DentLine’’.
Postimi:
Dr. Metë Shatri i bashkohet Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe është pjesë e listës sonë për deputet. Ka lindur në fshatin Tomoc të Komunës së Istogut dhe vjen nga një familje me traditë atdhetare dhe kontribut të mirënjohur për çështjen kombëtare.
Shkollimin fillor dhe të mesëm e ka përfunduar në Istog, ndërsa studimet universitare i ka vazhduar në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, drejtimi Stomatologji, ku ka diplomuar në vitin 2013. Specializimin e ka përfunduar në vitin 2020 në Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës.
Gjatë rrugëtimit të tij profesional ka ndjekur trajnime dhe avancime të shumta profesionale, duke qenë vazhdimisht i angazhuar në zhvillimin dhe përsosjen e mëtejme në fushën e stomatologjisë.
Është themelues dhe udhëheqës i ordinancës specialistike stomatologjike “DentLine”, ku ushtron veprimtarinë e tij profesionale.
Mirë se vjen, Metë!













