Kosova sërish do të votojë më 7 qershor për Zgjedhjet Parlamentare.
Partitë politike kanë dorëzuar zyrtarisht listat për këto zgjedhje.
Për këto zgjedhje, votat kërkojnë edhe kandidatët nga diaspora.
Nga PDK janë Shaip Kadriaj me numër 57, Besim Hoxha me numër 77 dhe Haki Morina me numër 82.
Nga AAK, Agron Polluzha me numër 103, derisa Aleanca në Zvicër me krenari njofton se dy bashkatdhetarë të përkushtuar, Bajram Mulaj dhe Sali Rexhaj, janë kandidatë për Deputet në radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Bajram Mulaj do të jetë me numër 98 dhe Sali Rexhaj 68, shkruan albinfo.
Nga LDK, Niq Krasniqi me numër 98, kurse Nëndega e LDK-së në Frauenfeld TG shprehu mbështetjen e plotë për kandidaturën e Robert Ukaj (Ukiq) për Deputet në Kuvendin e Kosovës, si kandidat i propozuar nga Dega e Parë e LDK-së në Zvicër. Ukaj është me numër 87.
Diaspora luan rol të rëndësishëm në zgjedhjet në Kosovë, derisa deri më tani janë regjistruar mbi 61 mijë persona për të votuar.
Nga Lëvizja Vetëvendosje, që edhe më herët kanë garuar janë Donika Gërvalla dhe Nezir Kraki.














