Juristja mitrovicase, Fixhrije Dragaj, do të jetë kandidate për deputete nga radhët e AAK-së në zgjedhjet e 7 qershorit.
Kandidimi i saj vjen pas një angazhimi e përvoje të gjatë politike.
Ajo garon me numrin 35.
Postimi i plotë:
#35 për Kuvendin e Kosovës
Pas një përkushtimi profesional dhe politik për vite me radhë pranë Grupit Parlamentar të AAK-së në Kuvendin e Kosovës, sot ka ardhur momenti që këtë rrugëtim ta vazhdoj edhe si kandidate për deputete.
Me shumë përgjegjësi dhe përkushtim, në zgjedhjet e 7 qershorit kandidoj në listën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës me numrin 35.
AAK-ja është një forcë politike që ka dhënë kontribut të rëndësishëm për çlirimin, pavarësinë dhe shtetndërtimin e Kosovës, gjithmonë pranë qytetarëve dhe interesit të vendit.
Mirënjohëse për besimin dhe mbështetjen e AAK-së, të Ramush Haradinaj dhe kandidatit për Kryeministër, Ardian Gjini.















