Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

AGK dhe disa organizata shprehen të zhgënjyera me emërimin e Rilind Gërvallës si U.D i RTK1, 3 dhe 4

13/05/2026 - 18:38
në Lajme
A A
AGK dhe disa organizata shprehen të zhgënjyera me emërimin e Rilind Gërvallës si U.D i RTK1, 3 dhe 4
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar pasi bordi i RTK-së e ka emëruar Rilind Gërvallën si ushtrues detyre i drejtorit në RTK1, RTK2 dhe RTK3.

AGK-ja së bashku edhe me Lëvizjen FOL, Institutin e Kosovës për Drejtësi dhe aktivisten Flutura Kusari, kanë shprehur zhgënjimin për këtë emërim.

U.D Drejtorja, Zana Spahiu dhe Bordi i RTK-së, sipas këtij reagimi, do të duhej që të siguronin që në këtë pozitë të propozohet dhe caktohet një person me integritet të pakontestuar, apolitik dhe që do të ruante dhe promovonte pavarësinë e Transmetuesit Publik.

“Zoti Gërvalla, një ish-aktivist dhe financues i partisë politike Vetëvendosje të kryeministrit Albin Kurti nuk garanton këto parime dhe standarde të nevojshme për RTK-në. Përkundrazi, gjatë mandatit të tij, Transmetuesi Publik është përdorur për të sulmuar mediat private në Kosovë. Për këto veprime asnjëherë në RTK nuk janë inicuar procedura për të mbajtur personat përgjegjës dhe llogaridhënës për lajmin e rrejshëm kundër dy portaleve, të marrë nga një media e quajtur “Slobodna Bosna”, dhe e transmetuar në Lajmet Qendrore në RTK.”, thuhet në reagim.

Aty thuhet se gjatë udhëheqjes së tij, RTK-ja është shndërruar në një mekanizëm që ndërton lajme dhe tregime në favor të Qeverisë dhe partisë politike, Vetëvendosje.

AGK-ja dhe organizatat e tjera të shoqërisë civile kanë shprehur shqetësim që në këtë kohë disa emisione janë larguar nga skema programore pa miratimin e Bordit, dhe disa gazetarë janë larguar nga ekrani qëllimshëm.

“Nën udhëheqjen e zotit Gërvalla dhe U.D të Drejtorit të Përgjithshëm, Hysen Hundozi RTK-ja është shndërruar në organ propagandues të Qeverisë dhe Vetëvendosjes. Vazhdimi me zotin Gërvalla në këtë post të rëndësishëm jep sinjale që edhe Bordi i ri, i zgjedhur në një procedurë të komprometuar nuk ka interes për të mbajtur RTK-në të pavarur dhe të pandikuar nga politika. Disa raporte ndërkombëtare kanë alarmuar për presionin politik ndaj Transmetuesit Publik.”, përfundon reagimi i AGK-së. /Klankosova.tv

JU REKOMANDOJMË

Elezi tregon sa subjekte politike kanë dorëzuar listat për deputetë

Deri me këtë datë kanë kohë subjektet politike për të dorëzuar listën e kandidatëve për deputetë në KQZ
13/05/2026 - 20:41

Valmir Elezi ka deklaruar në një lidhje direkte në emisionin Gazeta se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon aktivitetet dhe procedurat zgjedhore në përputhje me afatet ligjore dhe...

Më shumëDetails

Shqiptarët bëhen copa nëpër gjyqe për tokat e Kosovës, ndërsa serbët i shesin ato! (VIDEO)

Shqiptarët bëhen copa nëpër gjyqe për tokat e Kosovës, ndërsa serbët i shesin ato! (VIDEO)
13/05/2026 - 20:24

16 ari tokë në mes të kryeqytetit, u bënë mollë sherri për familjen Osmani. 63 vjet më parë, gjyshin e tyre e kishte sjellë puna në kryeqytet, e...

Më shumëDetails

Mërgim Lushtaku: Këtë herë me numër 16, nuk do ta ndaloj misionin për një PDK më të fuqishme

Mërgim Lushtaku: Këtë herë me numër 16, nuk do ta ndaloj misionin për një PDK më të fuqishme
13/05/2026 - 20:07

Ish deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku ka bërë të ditur se edhe në këto zgjedhje do të rikandidoj, por kësaj radhe me numër 16, për dallim nga të...

Më shumëDetails

Kamberi dhe dy deputetë të tjerë paraqesin rezolutë për dënimin e krimeve të kryera në Kosovë

Kamberi tallet pak: Edhe Rambo kishte nevojë për ndihmë logjistike, Radojçiq thotë se çdo gjë e bën vetë
13/05/2026 - 19:39

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka bërë të ditur se bashkë me deputetë të tjerë kanë propozuar rezolutë për dënimin e krimeve të kryera në...

Më shumëDetails

Peci thotë se Albin Kurti nuk bie nën 41 deputetë

Peci thotë se Albin Kurti nuk bie nën 41 deputetë
13/05/2026 - 19:34

Faton Peci, kryetar i Komunës së Mitrovicës së Jugut, në emisionin “DPT te Fidani”, tha se kush fiton 41 deputetë nuk mund të bëhet president pa liderin e...

Më shumëDetails

Faton Peci për Vjosa Osmanin: Kam pasur dëshirë që edhe ajo me qenë pjesë e këtij rrugëtimi

Faton Peci për Vjosa Osmanin: Kam pasur dëshirë që edhe ajo me qenë pjesë e këtij rrugëtimi
13/05/2026 - 19:21

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, njëherit bashkëkryetar i partisë Guxo ka komentuar diferencimin politik me ish-presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Peci në emisionin “DPT Te Fidani”...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Këta janë dy mjekët e arrestuar në Spitalin e Vushtrrisë për marrje ryshfeti (Emrat)

    Ekskluzive: Këta janë dy mjekët e arrestuar në Spitalin e Vushtrrisë për marrje ryshfeti (Emrat)

    233 Shpërndaje
    Shpërndaje 93 Tweet 58
  • “Ik more budalla”, eskalon situata mes analistëve, Balaj lëshon studion

    131 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33
  • Lista për deputetë, kjo raportohet se është 10-tshja e parë e PDK-së

    136 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Arrestohen dy mjekë të spitalit në Vushtrri

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Shikimi që flet më shumë se fjala – Faton Peci derisa Vjosa Osmani merr fjalën në shënimin e 80 vjetorit të gjimnazit “Frang Bardhi”

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë