Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook, ka prezantuar platformën “Hajde folim”.
Ai tha se kjo është platform e tyre e re për komunikim me qytetarët, siç u shpreh, pa skenografi protokolare.
“HAJDE FOLIM – është platforma jonë e re e komunikimit me qytetarë. Pa skenografi protokolare. Pa filtra. Ballë për ballë. me qytetarë dhe të vërtetën e përditshme të Kosovës. E nisëm sot në Kurriz. Dhe do ta vazhdojmë në çdo anë të Kosovës”, shkroi ai.
Kreu i LDK-së u shpreh se me takime të tilla do të vazhdojnë në çdo anë të Kosovës.
“Në çdo qytet, në çdo shesh, duam të ulemi pranë qytetarëve e të flasim hapur për jetën e tyre, për brengat, zhgënjimet, shpresat dhe idetë e tyre për vendin. Sepse besojmë se politika nuk duhet të jetojë e mbyllur në zyra, studio televizive apo rrjete sociale. Politika duhet të jetë mes njerëzve”.
“Kosova ka nevojë për më pak propagandë e më shumë dëgjim. Më pak zhurmë e më shumë kuptim. Dhe pikërisht prej këtyre bisedave duam ta ndërtojmë rrugëtimin tonë të përbashkët përpara. Ejani në ngjarjet e radhës. Hajde folim”, u shpreh ai.













