Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ymeri parashikon lëkundje në skenën politike: Njëra forcë në rënie, tjetra drejt ngritjes

14/05/2026 - 08:22
në Lajme
A A
Ymeri parashikon lëkundje në skenën politike: Njëra forcë në rënie, tjetra drejt ngritjes
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kosova po hyn në fazën fillestare të fushatës për zgjedhjet e 7 qershorit, të cilat pritet të përcaktojnë balancat e reja politike në vend.

Partitë kryesore kanë intensifikuar aktivitetet dhe përplasjet politike, ndërsa debatet janë fokusuar te sondazhet, raportet mes liderëve dhe rezultatet e mundshme zgjedhore.

Në qendër të zhvillimeve kanë qenë raportet mes Vjosa Osmani dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, si dhe përplasjet politike mes opozitës dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Lidhur me aktualitetin politik në vend, në një prononcim për “Front Online” ka folur ish-kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, i cili ka vlerësuar se LVV mund të marrë një rezultat më të dobët krahasuar me zgjedhjet e shkurtit 2025, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës mund të shënojë ngritje relative, derisa LDK-ja nuk dihet ende.

Ai ka deklaruar se rezultati i zgjedhjeve të 7 qershorit mbetet i vështirë për t’u parashikuar, duke thënë se zhvillimet e fundit politike kanë ndryshuar dinamikën elektorale në vend.

Ymeri tha se afrimi i vonshëm politik mes Vjosa Osmanit dhe LDK-së ka ndikuar që kjo parti të jetë në qendër të vëmendjes publike.

“Është vështirë të thuhet. Për shkak se bashkimi është bërë tash vonë ndërkohë që dinamika e zhvillimeve është e shpejtë. Deri tash Vjosa Osmani dhe LDK kanë qenë lajmi i ditës, dhe kjo është promovim në vete. E kemi edhe një periudhë deri në zgjedhje”, tha Ymeri.

Sipas Ymerit, çdo rritje e mbështetjes për LDK-në dhe Osmanin do të reflektohet drejtpërdrejt me rënie të votave për LVV-në.

“Çfarëdo rritje e LDK-së dhe Vjosa Osmanit është rënie për LVV. Nuk mund ta them me përqindje e aq më pak më numër votash mirëpo gjykuar nga ky pozicion i tashëm unë e shoh që LVV do ta ketë një rezultat pak më të dobët se shkurti i vitit 2025”, ka deklaruar Ymeri.

Ai komentoi edhe pozicionin e PDK-së, duke thënë se kjo parti mund të shënojë rritje relative.

“PDK mund ta ketë një ngritje relative në raport me dhjetorin, duke e pasur parasysh se PDK ka qenë partia e vetme e madhe më një votë stabile të cilën nuk mund t’ia merr askush”, u shpreh Ymeri.

JU REKOMANDOJMË

“Prej 1500 eurove tash paguj 8000”, përgjigja e Pandurit e lë pa koment Kojufcën kur e kritikoi për shpenzimet e rrymës

“Prej 1500 eurove tash paguj 8000”, përgjigja e Pandurit e lë pa koment Kojufcën kur e kritikoi për shpenzimet e rrymës
14/05/2026 - 10:09

Në emisionin “Debat Plus”, ku i ftuar ishte Glauk Konjufca përballë gazetarit Ermal Panduri, u diskutua edhe rritja e çmimit të energjisë elektrike në Kosovë. Gjatë debatit për...

Më shumëDetails

Fjalimi i Xi përpara Trump me citimin e historianit grek, fut në vorbull botën- Çfarë është “Kurthi i Turkidit”

Fjalimi i Xi përpara Trump me citimin e historianit grek, fut në vorbull botën- Çfarë është “Kurthi i Turkidit”
14/05/2026 - 10:05

Në fjalën e tij hapëse drejtuar Trump më parë, Xi përmendi Kurthin e Tukididit – por çfarë është ai? Është një term politik i popullarizuar nga studiuesi amerikan...

Më shumëDetails

Gjermania zbulon virusin e hepatitit A në frutat e ngrira nga Serbia

Gjermania zbulon virusin e hepatitit A në frutat e ngrira nga Serbia
14/05/2026 - 10:01

Gjermania ka zbuluar virusin e hepatitit A në një përzierje të ngrirë manaferrash nga Serbia, njoftoi Sistemi Evropian i Alarmit dhe Njoftimit të Shpejtë për Ushqimin (RASFF). Ky...

Më shumëDetails

MINT publikon çmimet, ja sa do të jetë nafta sot

MINT publikon çmimet, ja sa do të jetë nafta sot
14/05/2026 - 09:50

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës, të cilat do të vlejnë për datën 14 maj 2026....

Më shumëDetails

Kanosi brenda gjykatës prokurorin Muharrem Prekazi, ndalohet për 48 orë Avdullah Gërbeshi

Kanosi brenda gjykatës prokurorin Muharrem Prekazi, ndalohet për 48 orë Avdullah Gërbeshi
14/05/2026 - 09:44

Një incident serioz ka ndodhur brenda Gjykatës Themelore në Vushtrri, ku gjatë një seance gjyqësore dyshohet se është kanosur prokurori Muharrem Prekazi, mëson Sinjali nga burime të afërta...

Më shumëDetails

Xi Jinping paralajmëron se SHBA-ja dhe Kina mund të “bien në konflikt” nëse çështja e Tajvanit nuk trajtohet siç duhet

Xi Jinping paralajmëron se SHBA-ja dhe Kina mund të “bien në konflikt” nëse çështja e Tajvanit nuk trajtohet siç duhet
14/05/2026 - 09:28

Xi paralajmëron Trumpin: Kina dhe SHBA-të mund të “bien në konflikt” nëse çështja e Tajvanit nuk trajtohet siç duhet Xi Jinping i ka thënë Donald Trump se vendet...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Këta janë dy mjekët e arrestuar në Spitalin e Vushtrrisë për marrje ryshfeti (Emrat)

    Ekskluzive: Këta janë dy mjekët e arrestuar në Spitalin e Vushtrrisë për marrje ryshfeti (Emrat)

    237 Shpërndaje
    Shpërndaje 95 Tweet 59
  • “Ik more budalla”, eskalon situata mes analistëve, Balaj lëshon studion

    137 Shpërndaje
    Shpërndaje 55 Tweet 34
  • Shikimi që flet më shumë se fjala – Faton Peci derisa Vjosa Osmani merr fjalën në shënimin e 80 vjetorit të gjimnazit “Frang Bardhi”

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Mitrovicasja Fixhrije Dragaj kandidon për deputete në zgjedhjet e 7 qershorit

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Ymeri parashikon lëkundje në skenën politike: Njëra forcë në rënie, tjetra drejt ngritjes

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë