Ministrja në Detyrë e Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila ka qëndruar sot për një vizitë në Mitrovicën e Veriut.
Asaj i janë afruar dhe i janë drejtuar me pyetje disa media në gjuhën serbe, megjithatë Kusari-Lila ka refuzuar të përgjigjet në serbisht.
Ajo ka vazhduar të përgjigjet në gjuhën shqipe në pyetjet e gazetarëve, duke thënë se po i kupton se çfarë po e pyesin.












