Gruaja nga Deçani e cila ishte shpallur e zhdukur para disa ditësh, është gjetur sot pa shenja jete.
Vdekjen e Shyhrete Pajazitit, 55-vjeçare e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës për Klankosova.tv
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, njoftoi se trupi i pajetë tashmë është dërguar për obduksion.
“Rreth orës 14:00 një person është gjetur i vdekur në fshatin Broliq të Deçanit, në rrjedhën e ujit Lumbardh.
Familjarët e kanë konfirmuar se bëhet fjalë për të njëjtin person që ishte shpallur i zhdukur.
Mjeku e ka konfirmuar në vendin e ngjarjes se viktima është pa shenja jete. Trupi i pajetë është dërguar për obduksion në IML”.














