Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

KQZ certifikon pjesëmarrjen në zgjedhje për Kuvend të 3 koalicioneve

14/05/2026 - 19:13
në Lajme
A A
KQZ miraton këtë dokument të rëndësishëm
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për certifikimin e 4 prej 5 subjekteve të reja politike për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat kanë aplikuar për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhje gjatë periudhës 2 maj – 10 maj 2026.

Besnik Buzhala, Drejtor i Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike tha se ka certifikuar tre koalicionet politike, e njëra prej tyre është Lëvizja Vetëvendosje.

“Zyra ka përgatit rekomandimin për certifikim dhe refuzim të certifikimit të subjekteve politike për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës. Ju njoftojmë që nga data 2 maj deri më datën 10 maj, zyra ka pranuar gjithsej tri aplikime për deklarim të koalicioneve nga subjektet politike të regjistruara, një aplikim për një nismë qytetare, dhe një aplikim për një kandidat të pavarur. Ndërsa në periudhën kohore 1 maj deri më 7 maj, gjithsej 18 parti politike të regjistruara kanë deklaruar pjesëmarrjen në zgjedhje. Numri i subjekteve aplikuese për këto zgjedhje është në tërësi 23. Ju njoftojmë që koalicioni që mban emrin Lëvizja Vetëvendosje ka aplikuar me katër subjekte politike të regjistruara, siç janë: Lëvizja Vetëvendosje, Guxo, Alternativa dhe Partia Shqiptare Demokristiane. Ky subjekt ka dorëzuar në zyrë logon, kodin e mirësjelljes dhe deklaratën politike. Po ashtu, njëjtë ka vepruar edhe koalicioni Vakat, dhe po ashtu njëjtë ka vepruar edhe Ashkalitë e Bashkuara. Pra, janë koalicionet të cilat përbëhen nga partitë politike të regjistruara, ashtu siç e përcakton Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme. Ndërsa kemi një aplikim nga një iniciativë qytetare me emrin Složno Pobeđujemo dhe një kandidat të pavarur me emrin Esmir Kasi. Lidhur me këto aplikime, zyra i rekomandon Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të certifikojë subjektet politike si më poshtë: • Koalicionin me emrin Lëvizja Vetëvendosje, • Koalicionin me emrin Koalicija Vakat, • Koalicionin me emrin Ashkalitë e Bashkuara, • Dhe kandidatin e pavarur Esmir Kasi”, tha Buzhala.

Ai rekomandoi qe t’i refuzohet certifikimi i iniciativa qytetare”Slozni po Bedzuema”, pasi që sipas tij ky subjekt nuk ka arritur të përmbushë kriteret

“Zyra i rekomandon KQZ-së të refuzojë certifikimin e iniciativës qytetare me emrin ‘Slozno po Bedzuema’, sepse ky subjekt politik nuk ka arritur të përmbushë kriteret siç është përcaktuar në paragrafin 7 të nenit 16 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme. Gjatë aplikimit, subjekti politik ka ofruar gjithsej 1087 nënshkrime fizike. Nga këto 1087 nënshkrime fizike, janë validuar në platformën e KQZ-së 1015. Gjatë kontaktimit të mbështetësve të këtij subjekti, të kësaj iniciative, zyra konstatin që disa nënshkrues mbështetës, të cilët janë kontaktuar, kanë deklaruar se nuk janë nënshkruar personalisht në listën e mbështetësve. Ndërsa rreth 80 persona të tjerë që janë kontaktuar përmes telefonit në datat 12 dhe 13 maj 2026, nuk kanë qasje në numrat e dhënë. Gjithashtu, lista e nënshkrimeve, i cili është një formular standard edhe i cili është pjesë e shtojcës si shtojcë e rregullores zgjedhore numër 4/2024, obligon subjektet politike që, përveç të dhënave të tjera, ta shënojnë… ta shënojë për secilin mbështetës edhe numrin e telefonit. Lidhur me këtë, ky subjekt politik, nga 1087 nënshkrues që ka ofruar gjithsej, 576 mbështetës nuk kanë dhënë numrat e telefonit. Lidhur me këtë, zyra dje me datën 13 maj 2026 i ka kërkuar 600 nënshkrime shtesë lidhur me të dhënat që përmban formulari, dhe subjekti politik ka arritur të sigurojë vetëm 423 nënshkrime. Dhe lidhur me këtë, zyra i rekomandon KQZ-së që të refuzojë certifikimin e këtij subjekti politik”, tha ai.

JU REKOMANDOJMË

Osmani rrëfen përplasjen me Kurtin: Më thanë “pse ke kërkuar që FSK-ja të parakalojë më 17 shkurt”

“Përfitove nga mbështetja e saj” – Ish-këshilltarja e Vjosa Osmanit i reagon Albin Kurtit
14/05/2026 - 21:13

Ish-Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përshkruar përplasjet prapa skenave që ka pasur me kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin. Një nga ankesat ndaj saj, sipas Osmanit, “ishte se...

Më shumëDetails

Osmani: Kisha përkrahje nga Vetëvendosje edhe për një mandat qysh në dhjetor

Presidentja Osmani mandaton Kurtin për formimin e Qeverisë së Kosovës
14/05/2026 - 21:07

Kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani, ka thënë në Rubikon të Klan Kosovës se e kupton nëse Lëvizja Vetëvendosje dhe Albin Kurti ka në zgjedhur të mos...

Më shumëDetails

Hoxha dorën e mbështjellur me fashë, Ramush Haradinaj e ngacmon pak: A gruaja a kojshia…

Hoxha dorën e mbështjellur me fashë, Ramush Haradinaj e ngacmon pak: A gruaja a kojshia…
14/05/2026 - 20:49

Kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj gjatë një aktiviteti e ka takuar edhe një hoxhë. Imami që...

Më shumëDetails

Kurti emëron një zëvendësministër

Kurti emëron një zëvendësministër
14/05/2026 - 20:30

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Bedrija Ejupagić në pozitën e zëvendësministrit në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit. “Kryeministri në detyrë Kurti e...

Më shumëDetails

Këto janë të gjitha vendimet e marra nga Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme

Mbledhja e qeverisë, këto janë vendimet që u morën
14/05/2026 - 20:15

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka zhvilluar sot mbledhje të rregullt. Sipas një njoftimi nga zyra e kryeministrit të Kosovës në këtë mbledhje janë marrë disa...

Më shumëDetails

Musliu: Sami Lushtaku, ishte, është dhe do të mbetet përherë çlirimtar

Musliu: Kosova po kalon ditët më të vështira të saj – Republika nuk është lodër për interesa partiake!
14/05/2026 - 20:08

Ganimete Musliu ka dënuar të gjitha format e dhunës, duke thënë se ajo shpesh është pasojë e gjuhës së urrejtjes dhe fushatave të linçimit në publik. Ajo theksoi...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kanosi brenda gjykatës prokurorin Muharrem Prekazi, ndalohet për 48 orë Avdullah Gërbeshi

    Kanosi brenda gjykatës prokurorin Muharrem Prekazi, ndalohet për 48 orë Avdullah Gërbeshi

    140 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • U tha se ishte prezent në sulmin ndaj Hysni Mehanit, reagon Arjeta Fejza

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • “Prej 1500 eurove tash paguj 8000”, përgjigja e Pandurit e lë pa koment Kojufcën kur e kritikoi për shpenzimet e rrymës

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • Ymeri parashikon lëkundje në skenën politike: Njëra forcë në rënie, tjetra drejt ngritjes

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Publikohen pamjet nga sulmi ndaj Hysni Mehanit (VIDEO)

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë