Në zonën e Plepave, disa pemë u rrëzuan si pasojë e erës së fortë, duke bllokuar një segment të rrugës dytësore pranë rrethrrotullimit. Në vendngjarje ndërhynë shërbimet përkatëse, të cilat punuan për largimin e pemëve dhe rikthimin e normalitetit në qarkullim.
Moti i keq krijoi gjithashtu vështirësi në lëvizjen e qytetarëve në disa akse të qytetit, ndërsa autoritetet u kanë bërë thirrje drejtuesve të mjeteve dhe këmbësorëve të tregojnë kujdes të shtuar për shkak të kushteve atmosferike.












