Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

PZAP-ja e lë në fuqi vendimin e KQZ-së për moscertifikimin e disa partive serbe për zgjedhjet e qershorit

16/05/2026 - 16:44
në Lajme
A A
PZAP-ja e lë në fuqi vendimin e KQZ-së për moscertifikimin e disa partive serbe për zgjedhjet e qershorit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) e ka hedhur poshtë ankesën e listës së përbashkët të partive opozitare serbe në Kosovë, “Bashkë fitojmë”, ndaj vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për të mos e certifikuar atë për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit.

PZAP-ja tha të shtunën se, pasi bëri vlerësimin e ankesës dhe provave, erdhi në përfundim se ankesa e opozitës serbe ishte “e pabazuar dhe e paqëndrueshme”.

Ajo tha se lista “Bashkë fitojmë” kishte dështuar t’i plotësonte kushtet e nevojshme për të marrë pjesë në zgjedhjet e muajit të ardhshëm edhe pasi KQZ-ja i kishte kërkuar ta bënte një gjë të tillë.

Komisioni Zgjedhor nuk e certifikoi atë ditë më parë pasi gjeti se ajo nuk e kishte përmbushur kriterin ligjor për numrin e nevojshëm të nënshkrimeve prej të paktën 1.000 sosh.

Në listën e “Bashkë fitojnë” kishte kandidatë nga gjashtë subjekteve politike opozitare serbe në Kosovë: Lëvizja Popullore Serbe, Aleanca e Kosovës, Fytyra e Re dhe Demokracia Serbe, si dhe iniciativat qytetare Veriu për të Gjithë dhe Rrënjët.

PZAP theksoi se komisioni kishte konstatuar se kjo listë i kishte dorëzuar 1.087 nënshkrime mbështetëse, por për 576 prej tyre mungonin numrat e telefonit, ndërsa 80 njerëz nga lista e nënshkrimeve nuk ishin të qasshëm në numrat e dhënë. Madje, sipas saj, disa kishin deklaruar se nuk kishin nënshkruar personalisht.

KQZ nuk e certifikoi përfundimisht listën “Bashkë fitojmë” edhe pasi i kërkoi ta plotësonte listën e nënshkrimeve, duke thënë se ajo kishte dështuar ta dorëzonte atë brenda afatit të kërkuar.

Lista “Bashkë fitojmë” mund të ankohet në Gjykatën Supreme të Kosovës ndaj vendimit të PZAP-së.

Subjektet politike jashtëparlamentare janë të detyruara t’i dorëzojnë të paktën 1000 nënshkrime mbështetëse për të marrë pjesë në zgjedhje.

Lista “Bashkë fitojmë” pretendon se bëhet fjalë për një “precedent”, pasi dhënia e numrave të telefonit të të gjithë nënshkruesve nuk ka qenë detyrim në proceset e mëparshme zgjedhore.

Ajo gjithashtu pretendon se ka dorëzuar rreth 1.400 nënshkrime, më shumë se kushti ligjor.

Për pjesëmarrje në zgjedhjet e ardhshme të 7 qershorit janë certifikuar tri koalicione, 17 parti politike dhe një kandidat i pavarur.

Nga subjektet politike serbe, është konfirmuar pjesëmarrja e Listës Serbe dhe e partisë Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë të Nenad Rashiqit.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë po mbahen pasi Kuvendi i Kosovës nuk arriti ta zgjedhë presidentin e ri brenda afateve kushtetuese.

Partitë politike nuk arritën konsensus rreth zgjedhjes së presidentit pasi Vjosa Osmanit i përfundoi mandati pesëvjeçar në fillim të prillit.

Këto do të jenë zgjedhjet e treta parlamentare në 18 muajt e fundit në Kosovë, pas zgjedhjeve të mbajtura në shkurt dhe dhjetor të vitit 2025./REL/

JU REKOMANDOJMË

Pas Donald Trump, edhe Putin do të vizitojë Kinën

Pas Donald Trump, edhe Putin do të vizitojë Kinën
16/05/2026 - 17:45

Presidenti rus Vladimir Putin do të vizitojë homologun e tij kinez nga 19 deri më 20 maj, vetëm disa ditë pasi Presidenti i SHBA-së Donald Trump përfundoi një...

Më shumëDetails

Synimet e Kosovës për NATO, Shea: Mbajtja e tri palë zgjedhjeve brenda pak muajsh s’është shenjë e mirë

Synimet e Kosovës për NATO, Shea: Mbajtja e tri palë zgjedhjeve brenda pak muajsh s’është shenjë e mirë
16/05/2026 - 17:41

Ish-zëdhënësi i NATO-s, Jamie Shea, ka komentuar veprimet e disa kongresmenëve amerikanë në përkrahje të Kosovës për anëtarësim në NATO. Ai ka thënë se kjo duhet parë si...

Më shumëDetails

Hasanpapaj: As shiu nuk i ndali qytetarët e Sllatinës me ardhë sot e me ndejtë bashkë me ne

Hasanpapaj: As shiu nuk i ndali qytetarët e Sllatinës me ardhë sot e me ndejtë bashkë me ne
16/05/2026 - 17:14

Kandidati i LDK-së, Bardhyl Hasanpapaj, ka vazhduar takimet me qytetarë në kuadër të fushatës zgjedhore, kësaj radhe në Sllatinë. Përmes një postimi publik, Hasanpapaj tha se as reshjet...

Më shumëDetails

Ushtarët e KFOR-it zhvillojnë stërvitje për orientimin në terren, zbritje me litar dhe ushtrime me qitje

Ushtarët e KFOR-it zhvillojnë stërvitje për orientimin në terren, zbritje me litar dhe ushtrime me qitje
16/05/2026 - 17:05

Ekipet e ushtarëve nga vende të ndryshme kontribuuese brenda Komandës Rajonale – Perëndim (RC-W), pjesë e misionit të udhëhequr nga NATO KFOR, kanë marrë pjesë në një aktivitet...

Më shumëDetails

Lufta në Iran godet eksportet e naftës, Iraku nxjerr vetëm 10 milionë fuçi përmes Hormuzit

Lufta në Iran godet eksportet e naftës, Iraku nxjerr vetëm 10 milionë fuçi përmes Hormuzit
16/05/2026 - 17:01

Iraku ka eksportuar vetëm 10 milionë fuçi naftë përmes Ngushticës së Hormuzit gjatë muajit prill, nga rreth 93 milionë fuçi eksporte mujore që realizoheshin para shpërthimit të luftës...

Më shumëDetails

Serbia hesht ndaj kritikave të FBI-së: Si u arratis shtetasi kinez që kërkohet nga SHBA-ja?

Serbia hesht ndaj kritikave të FBI-së: Si u arratis shtetasi kinez që kërkohet nga SHBA-ja?
16/05/2026 - 16:35

Xu Zewei, shtetas kinez që Shtetet e Bashkuara e kanë akuzuar për hakimin e hulumtimeve amerikane për COVID-19, u ekstradua në SHBA në fund të prillit nga Italia....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Mos m’u zgërdhi, Mërgim Lushtaku t’i ka mbjellë flokët”, si akuzohej Mehani për lidhjet me Lushtakun

    “Mos m’u zgërdhi, Mërgim Lushtaku t’i ka mbjellë flokët”, si akuzohej Mehani për lidhjet me Lushtakun

    141 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Hysni Mehani del me reagim pas lirimit të Sami Lushtakut

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • “Kanë mundur t’i ndodhnin Kosovës”, dy histori të hidhura amerikane e bindën Gashin që kishin bërë mirë që rrëzuan Kurtin

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Lushtaku i reagon Bahtirit: Ti ke nisur i pari përçarjen e popullit me gjuhë urrejtjeje dhe ndasi mes Shalës e Drenicës

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Rrëfimi prekës i policit vushtrrias: “Më tha se vajza po i vdiste në spital, i hapa rrugën me sirena”

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë
https://veriu.info/wp-content/uploads/2026/04/Emona-Center-Banneri-v2.mp4