Një grabitje e armatosur ka ndodhur të një argjendarie në Kamëz, në mesditën e kësaj të shtune.
Në video dëgjohen edhe reagimet e dëshmitarëve që ndodhen në vendngjarje, ndërsa skena e grabitjes zhvillohet në mes të ditës. Pamjet tregojnë momentin kur dy persona të armatosur dalin me shpejtësi nga argjendaria, pasi kanë marrë një sasi bizhuterish.
Autorët shfaqen të maskuar me skafandra dhe të veshur me rroba të errëta, për të mos u identifikuar. Menjëherë pas grabitjes, ata hipin mbi një motor të kuq që e kishin lënë të ndezur jashtë biznesit dhe largohen me shpejtësi nga vendngjarja.
Ndërkohë, policia ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë dhe po punon për identifikimin dhe gjurmimin e itinerarit të lëvizjes së autorëve të dyshuar.













