Kandidati i LDK-së për deputet, Bardhyl Hasanpapaj ka thënë se Kosova duhet të ketë marrëdhënie ekstremisht të mira me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ai ka thënë se partia në pushtet Vetëvendosje ka tendenca që të bllokojë rrugën euroatlantike të Kosovës.
“Kosova duhet t’i ketë punët ekstrem mirë me Amerikën. Kosova orientim kryesor e ka NATO-n dhe Evropën, çdokush që devijon nga ajo rrugë për mua është shqetësuese”.











