Manuel Neuer ishte një nga portierët më të mirë këtë sezon.
Ndonëse është 40-vjeçar, ai me performancat e tij ndikoi në suksesin e Bayernit, të cilët fituan Bundesligën dhe tani janë në garë për të fituar edhe Kupën e Gjermanisë.
Mirëpo bomba e radhës erdhi nga Gjermania, pasi që Neuer pritet që të ndërpres pensionimin nga futbolli ndërkombëtar dhe të jetë 1-shi i “Die Mannschaft”, me listën që publikohet më 21 maj.
Neuer, ishte pensionuar nga Kombëtarja Gjermane pas përfundimit të “Euro 2024”.












