Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kaçaniku: Zgjedhjet e shpeshta na kanë marrë 50 milionë euro, kemi humbur mijëra vende pune

17/05/2026 - 08:39
në Lajme
A A
Kaçaniku: Zgjedhjet e shpeshta na kanë marrë 50 milionë euro, kemi humbur mijëra vende pune
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kriza politike dhe zgjedhjet e njëpasnjëshme i kanë kushtuar Kosovës humbjen e mijëra vendeve të punës, ndërsa partitë politike kanë lënë anash interesat e qytetarëve konsumatorë, ka vlerësuar kryetari i shoqatës “Konsumatori”, Selatin Kaçaniku, në një intervistë për Ekonomia Online.

Kaçaniku tha se vetëm nga shpenzimet për zgjedhje dhe pasojat e krizave politike janë humbur të paktën 5 mijë vende pune.

Sipas tij, partitë politike nuk do të pranonin zgjedhje të shpeshta nëse ato do të financoheshin nga xhepi i tyre.

“Unë mendoj se po të paguheshin zgjedhjet nga xhepi i partive politike dhe nga xhepi i kandidatëve politikë, ata nuk do të na qesin neve për herën e pestë nëse nuk gaboj në zgjedhje. Sepse këtë e bëjnë me komocione e parave tona. Neve këto zgjedhje si qytetarë konsumatorë taksapagues na kushtojnë çdo herë nga 10 milionë. Me 50 milionë të deritanishme pa i llogarit humbjet tjera që i kanë shkaktuar ne i kemi humbur minimum 5 mijë vende pune. Dhe ata që trumbetojnë se po angazhohen për hapjen e vendeve të punës, le ta dinë se na e kanë në borxh 5 mijë vende pune vetëm për vitet e kaluara dhe për sivjet”, tha ai.

Ai tha se partitë politike kanë përfituar nga ngritja e çmimeve.

“Thash se partitë politike në veçanti ato në qeveri, prej të gjitha legjislaturave kanë pasur interes nga ngritja e çmimeve sepse nëpërmjet ngritjes së çmimeve e kanë realizu mbushjen e buxhetit. E dyta do të duhej të ishte e para sepse me ketë të parën shihet shumë mirë karakteri psikologjik i partisë politike te ne në Kosovë. Partia politike, të gjithat, e kanë miratuar një ligj për financimin e tyre nga buxheti konsumues i Kosovës. Pa debat publik, pa konsultim publik, pa marrjen e interesit. Siç po shihet nga kjo që thashë, marrjen e interesit të qytetarëve konsumatorë taksapagues në rritjen gjenerues kryesor i buxhetit. Dhe çdo ligj që miratohet, pa i kaluar këto dy faza është ligj i jashtëligjshëm”, tha ai.

Kaçaniku tha se mungesa e reagimit ndaj këtyre veprimeve tregon, sipas tij, probleme serioze në partitë politike.

“Nëse një parti politike, mos të themi të gjithat, e bën këtë dallavere në mënyrë publike dhe nuk me reagon mua e as një konsumator tjetër për vitet me radhë, do të thotë se është një krimogjeni brenda tyre. Edhe nëse ne kemi një grimcë krimogjenie brenda partisë politike, çfarë ndershmërie mund të presim prej tyre”, tha ai.

Ai kritikoi edhe mungesën e informimit dhe mbrojtjes së konsumatorëve nga institucionet.

“Nëse qeveritë të të gjitha legjislaturave nuk e kanë përmbushur mandatin e tyre të na informojnë, edukojnë, arsimojnë vetëdijesojnë për të qenë partner i tyre do të thotë se e drejta jonë për ankesë është e mashtrim. Është dallavare. Është e drejtë jo ligjore sepse nuk ka bazë ligjore. Dhe nëse ato nuk e bëjnë këtë, si do të ankohemi ne? Së pari, pjesa më e madhe nuk di ku, pjesa më e madhe nuk di kur dhe pjesa më e madhe pret, çfarë mund të pres unë në moshën time 75 vjeçare nëse duhet të pres 10 vjet ankesa ime të realizohet? Domethënë, gjyqësia është aq e ngarkuar, sa është e ngathët. Neve nuk na duhet kjo gjyqësi, po nuk na duhet as kjo politikë. Po nuk na duhet as vetvetja”, tha ai.

Ai tha se qytetarët po votojnë pa pasur programe konkrete për mbrojtjen e konsumatorit.

“Sepse para 28 dhjetorit kërkova nga vetvetja dhe nga të gjithë qytetarët e tjerë konsumatorë që ta votojnë atë parti politike, atë kandidat i cili prezanton program për mbrojtjen e konsumatorit të tij. Nuk u prezantua asnjë program dhe ne prapë se prapë i votuam. Programi i mbrojtjes së konsumatorit nuk i bindet as MINT-i, nuk i bindet as Ministria e Bujqësisë sepse ne nuk kemi raporte prej tyre për pjesën e programit që i takon atyre që është plan programi i tyre. Domethënë, totalisht na neglizhojnë, totalisht na nëpërkëmbin dhe dëshmohet prej aeroplanit se ne u shërbejmë vetëm si xhep rezerve për të na diskriminuar”, tha ai.

JU REKOMANDOJMË

Aeroplani i aviokompanisë kroate del nga pista në Split dhe godet një tabelë, brenda fluturakes gjendeshin 130 pasagjerë

Aeroplani i aviokompanisë kroate del nga pista në Split dhe godet një tabelë, brenda fluturakes gjendeshin 130 pasagjerë
17/05/2026 - 14:02

Një Airbus A220-300 i Croatia Airlines, me regjistrim 9A-CAN, doli nga pista 23 dhe u rrëzua pjesërisht në bar gjatë një ngritjeje të ndërprerë në aeroportin e Splitit...

Më shumëDetails

Kosova ka aleatë për NATO, por a e ka veten?

Kosova ka aleatë për NATO, por a e ka veten?
17/05/2026 - 13:48

Mes një bote në kaos dhe riorganizim, siguria është kthyer në prioritet absolut, dhe për Kosovën, ajo lidhet drejtpërdrejt me NATO-n – aleancën më të madhe ushtarake në...

Më shumëDetails

Dëmtohet monumenti i UÇK-së në Kaçanik, nisin hetimet

Dëmtohet monumenti i UÇK-së në Kaçanik, nisin hetimet
17/05/2026 - 13:03

Monumenti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Kaçanik është dëmtuar. Kjo ka nxitur reagimin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në këtë komunë. Sipas një reagimi...

Më shumëDetails

Gërvalla njofton se po kërkojnë t’i punësojnë 50 zyrtarë korrektues, jep detaje të konkursit

Gërvalla njofton se po kërkojnë t’i punësojnë 50 zyrtarë korrektues, jep detaje të konkursit
17/05/2026 - 12:24

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla Schwarz ka njoftuar se është hapur konkurs për rekrutimin e 50 zyrtarëve korrektues, ndërsa vendi do të mbajë më 7 qershor zgjedhjet e...

Më shumëDetails

Kompania që e financoi Vetëvendosjen në fushatë, pas zgjedhjeve fitoi 79 tenderë e mbi 51 milionë euro

Kompania që e financoi Vetëvendosjen në fushatë, pas zgjedhjeve fitoi 79 tenderë e mbi 51 milionë euro
17/05/2026 - 11:55

Petrol Company, financuese e fushatës së Vetëvendosjes, ka fituar 79 tenderë me vlerë mbi 51 milionë euro që nga viti 2021. Fillimisht figuronte si emër në listën e...

Më shumëDetails

Osmani viziton tri familje në Prishtinë: Forca më e madhe e Kosovës janë njerëzit e saj

Osmani viziton tri familje në Prishtinë: Forca më e madhe e Kosovës janë njerëzit e saj
17/05/2026 - 11:53

Kandidatja për presidente nga LDK, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se mbrëmë së bashku me kandidatin e kësaj partie për kryeministër, Lumir Abdixhiku kanë vizituar disa familje...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Lushtaku i reagon Bahtirit: Ti ke nisur i pari përçarjen e popullit me gjuhë urrejtjeje dhe ndasi mes Shalës e Drenicës

    Lushtaku i reagon Bahtirit: Ti ke nisur i pari përçarjen e popullit me gjuhë urrejtjeje dhe ndasi mes Shalës e Drenicës

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Kompania që e financoi Vetëvendosjen në fushatë, pas zgjedhjeve fitoi 79 tenderë e mbi 51 milionë euro

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Rrëfimi prekës i policit vushtrrias: “Më tha se vajza po i vdiste në spital, i hapa rrugën me sirena”

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Këto janë çmimet e derivateve për sot në Kosovë

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • “Mos m’u zgërdhi, Mërgim Lushtaku t’i ka mbjellë flokët”, si akuzohej Mehani për lidhjet me Lushtakun

    144 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 36

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë