E ardhmja e Mohamed Salah duket se po merr drejtim të qartë, me yllin egjiptian që është shumë pranë transferimit te Fenerbahçe.
Sipas mediave turke, klubi nga Stambolli ka nisur tashmë bisedimet me agjentin e lojtarit dhe po punon intensivisht për të finalizuar marrëveshjen.
Fenerbahçe raportohet se i ka ofruar Salah një kontratë trevjeçare me vlerë 20 milionë euro në sezon, duke arritur në total shifrën e 60 milionë eurove.
Drejtuesit e klubit e konsiderojnë afrimin e tij si një lëvizje strategjike për të rivalizuar Galatasarayn në garën për titullin kampion. Përveç interesimit nga Arabia Saudite dhe MLS, pista turke duket aktualisht më konkrete për sulmuesin egjiptian.
Nëse transferimi realizohet, Salah do t’i bashkohej emrave të njohur që kanë zgjedhur Superligën turke vitet e fundit, duke rritur edhe më shumë nivelin e kampionatit./Klankosova.tv













