Ylli argjentinas, Lionel Messi ka marrë hapin e radhës në klubin e tij, UE Cornella.
“La Pulga”, ka bërë të ditur se klubi i tij i ri do të krijojë një klub të femrave.
Raporti thekson se skuadra e re do të jetë e ndarë nga struktura ekzistuese që menaxhohet nga UE Cornellà Foundation, me synimin afatgjatë për të krijuar një seksion të plotë të femrave në pronësi të vetë klubit
Kujtojmë se Messi, ishte bërë president i UE Cornellas muajin e shkuar duke u shtuar listës së lojtarëve që janë bërë pronar të klubeve./IndeksOnline/













