Gazetari Parim Olluri ka përqeshur vizitën e zëvendësministrit në detyrë të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Ali Dulës, në ambientet e zyrës ku ai punon.
Gazetari Parim Olluri ka përqeshur vizitën e zëvendësministrit në detyrë të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Ali Dulës, në ambientet e zyrës ku ai punon.
Ministria në fjalë kishte njoftuar se numri dy i saj kishte vizituar ministrinë “për të njoftuar nga afër stafin”, shkruan Insajderi.
“Sot më datë 15.05.2026, Zëvendësministri i parë në detyrë në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal z.Ali Dula, i shoqëruar nga U.D. Sekretari i Përgjithshëm i MZHR-së z.Ylber Çitaku, realizoi një vizitë zyrtare në ambientet e ministrisë”, thuhet në komunikatën e para dy ditëve.
“Me këtë rast, Zëvendësministri zhvilloi takime dhe komunikim të drejtpërdrejtë me stafin e ministrisë, ku u njoftua nga afër me angazhimet, detyrat dhe përgjegjësitë e secilit zyrtar në kuadër të funksionimit dhe realizimit të aktiviteteve institucionale të MZHR-së. Gjatë vizitës u theksua rëndësia e bashkëpunimit institucional, koordinimit dhe përkushtimit profesional në përmbushjen e objektivave dhe prioriteteve të ministrisë”, vijon komunikata.














