Këngëtari i shquar, Gramos Aliu – Mozzik i ka dhënë mbështetje të madhe kandidaturës të axhës së tij për deputet, Lulzim Aliut, duke thënë se është shembull se si duhet me e dashtë atdheun.
Mozzik ka falenderuar qytetarët për përkrahjen që i kanë dhënë axhës së tij në zgjedhjet e kaluara, por që ka kërkuar votën e qytetarëve edhe në këto zgjedhje për 35-shin e PDK-së.
Postimi i Gramos Aliu:
Shembull se si duhet me e dashtë vendin, atdheun dhe qytetarin, e kam pas gjithmonë axhën tem Lulin – Besnikun.
Herën e kaluar e keni përkrahur nga çdo anë dhe për secilën familje e secilin person jam mirënjohës me zemër. Këtë herë ai kandidon përsëri për deputet, me numrin 35 në listën 125 të PDK-së.
Është ndër njerëzit më meritorë për transformimin e Ferizajt — nga një qytet me shumë probleme, në një qytet funksional që çdo ditë po bëhet më i bukur, më i zhvilluar dhe më i organizuar.
Besoj fuqishëm se zëri i tij në Kuvend do të jetë zë i qytetarit, i punës, i zhvillimit dhe i interesit të shtetit. Dora e tij do të ngrihet gjithmonë për vendime që i shërbejnë Kosovës dhe të ardhmes sonë.
Përkrahja juaj ka vlerë. Bashkë për njerëzit që punojnë, jo vetëm flasin.
#125 #35 #LULZIMALIU














