Një aksident i rëndë ka ndodhur sot rreth orës 04:55, në Dollc të Klinës.
Policia e rajonit të Pejës ka njoftuar se si pasojë e aksidentit një person ka humbur jetën ndërsa edhe katër persona të tjerë janë dërguar për tretman mjeksor në Spitalin Rajonal në Pejë.
Të lënduarit janë jashtë rrëzikut për jetë.
Me urdhër të Prokurorit të shtetit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për obduksion.
Njoftimi i plotë:
Ju informojmë se sot, më datën 18 maj 2026, në orën 04:55, Policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Dollc-Klinё.
Nё vendin e ngjarjes kanё dalё njёsitet kompetente tё Njesitit Rajonal tё Komunikacionit Rrugor (NJRKRR).
Si pasojё e kёtij vetaksidenti njё person ka pёsuar me fatalitet, vdekjen e sё cilit e kanё konstatuar ekipi mjekёsor nё vendin e ngjarjёs, ndёrsa katёr (4) tё tjerё janё dёrguar nё spitalin rajonal nё Pejё pёr tretman mjekёsor dhe tё njëjtit sipas mjekёve janё jasht rrezikut pёr jetё.
Me urdhër të Prokurorit të shtetit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për obduksion.














