Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Shahini: Kosova po fundoset ekonomikisht, vendi i dytë më i varfër në Evropë

18/05/2026 - 09:29
në Lajme
A A
AKB: KEDS dhe ZRRE po shantazhojnë bizneset – shumë kompani në errësirë, mijëra vende pune në rrezik
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini ka reaguar pasi Kosova është renditur si vendi i dytë më i varfër në Evropë.

Shahini përmes, një postimi në Facebook, ka shkruar se AKB-ja e konsideron shqetësim kombëtar dhe dështim institucional faktin që Kosova, sipas raportit të fundit ndërkombëtar për GDP-në për kokë banori sipas PPP-së, renditet si shteti i dytë më i varfër në Evropë, menjëherë pas Moldavisë.

Sipas tij, ky raport është pasqyra më e qartë e degradimit ekonomik që po i ndodh Kosovës ndër vite.

Postimi i tij i plotë:

Aleanca Kosovare e Bizneseve e konsideron shqetësim kombëtar dhe dështim institucional faktin që Kosova, sipas raportit të fundit ndërkombëtar për GDP-në për kokë banori sipas PPP-së, renditet si shteti i dytë më i varfër në Evropë, menjëherë pas Moldavisë.

Ky raport është pasqyra më e qartë e degradimit ekonomik që po i ndodh Kosovës ndër vite. Është e papranueshme që një vend me resurset më të mëdha njerëzore në rajon, me diasporë të fuqishme dhe me potencial zhvillimor, të vazhdojë të mbetet në fund të Evropës për mirëqenie ekonomike.

AKB-ja vlerëson se institucionet e Kosovës kanë dështuar të krijojnë politika serioze zhvillimore dhe ambiente të favorshme për biznesin dhe investitorët. Përderisa vendet e rajonit po ecin përpara me investime, prodhim dhe eksporte, Kosova po vazhdon të mbijetojë nga diaspora, importi dhe konsumi.

Bizneset në Kosovë po përballen çdo ditë me rritje të vazhdueshme të kostos së energjisë,mungesë të mbështetjes shtetërore,pasiguri ekonomike dhe politike, burokraci të rëndë, ekonomi joformale dhe konkurrencë të padrejtë, si edhe mungesë të strategjisë për prodhim vendor.

Është turp ekonomik dhe institucional që Kosova sot renditet pas shumicës së vendeve të rajonit, ndërsa qytetarët po largohen masivisht nga vendi për shkak të mungesës së perspektivës ekonomike.

AKB-ja paralajmëron se pa ndryshime urgjente në politikat ekonomike dhe pa trajtim serioz të sektorit privat, Kosova rrezikon të thellojë edhe më shumë varfërinë, papunësinë dhe varësinë ekonomike.

AKB kërkon një paketë emergjente për mbështetjen e prodhimit vendor, ulje të barrës fiskale për bizneset, ndaljen e politikave që rëndojnë sektorin privat,strategji kombëtare për investime dhe eksporte dhe dialog të sinqertë institucional me komunitetin e biznesit.

Kosova nuk mund të ndërtojë zhvillim ekonomik me propaganda politike, por vetëm me ekonomi reale, prodhim, investime dhe partneritet me biznesin tha në fund Agim Shahini kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve.

 

JU REKOMANDOJMË

Në përqafimin e vajzave, Osmani falënderon për urimet që mori për ditëlindje

Në përqafimin e vajzave, Osmani falënderon për urimet që mori për ditëlindje
18/05/2026 - 10:31

Kandidatja për presidente nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani, ka festuar dje ditëlindjen e 44-të. Përmes një postimi në Facebook, Osmani falënderoi të gjithë për urimet që mori,...

Më shumëDetails

Ulqini ashpërson masat: Gjoba deri në 500 euro për turistët gjysmë të zhveshur

Shpëtohet në Ulqin një 4-vjeçar nga Kosova, era e tërhoqi tri kilometra larg bregut
18/05/2026 - 10:23

Kryetarja e Kuvendit Komunal të Ulqinit, Ivana Popoviq, ka njoftuar miratimin e një rregulloreje të re për sjelljen në hapësirat publike, me synim ruajtjen e rendit, etikës dhe...

Më shumëDetails

Dëmtohet monumenti i UÇK-së në Kaçanik, Gucati: Marre, në emër të atyre 3 shkronjave janë vrarë njerëz

Dëmtohet monumenti i UÇK-së në Kaçanik, Gucati: Marre, në emër të atyre 3 shkronjave janë vrarë njerëz
18/05/2026 - 09:48

Monumenti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Kaçanik është dëmtuar, e ky veprim nxiti reagimin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së. Kryetari i OVL-UÇK, Hysni Gucati,...

Më shumëDetails

Këto janë çmimet e derivateve për sot në Kosovë

Ministria publikon çmimet tavan të derivateve- kaq do shitet sot nafta në Kosovë
18/05/2026 - 09:37

Ministria e Industrisë ka publikuar dje çmimet e derivateve për dje dhe sot. Siças saj, çmimi maksimal i derivateve do të jetë: -Nafta: 1.61 euro/litër; -Benzina: 1.52 euro/litër...

Më shumëDetails

“Më ngacmonte prej ditësh” – Punëtorja e Viva Freshit në Prishtinë denoncon kolegun 71-vjeçar: Dyshohet se e preku në fytyrë gjatë pauzës

“Më ngacmonte prej ditësh” – Punëtorja e Viva Freshit në Prishtinë denoncon kolegun 71-vjeçar: Dyshohet se e preku në fytyrë gjatë pauzës
18/05/2026 - 09:10

Një rast shqetësues ngacmimi është raportuar në një nga pikat e “Viva Fresh Store” në Prishtinë, ku një punëtore e re ka kërkuar ndihmën e Policisë pasi pretendon...

Më shumëDetails

Deda: Kosova nuk di të komunikojë me BE-në, s’ka shanse për anëtarësim kështu siç është sot

Ilir Deda: Çdo pushtet që e lufton median, humb!
18/05/2026 - 08:54

Komentatori politik Ilir Deda foli për situatën politike në Kosovë dhe perspektivën e vendit drejt integrimit evropian. Duke komentuar mundësinë e anëtarësimit të Kosovës në Bashkimin Evropian, Deda...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dështimi për arrestimin e Sami Lushtakut: Drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha pritet të shkarkohet javën e ardhshme

    Dështimi për arrestimin e Sami Lushtakut: Drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha pritet të shkarkohet javën e ardhshme

    269 Shpërndaje
    Shpërndaje 108 Tweet 67
  • Kompania që e financoi Vetëvendosjen në fushatë, pas zgjedhjeve fitoi 79 tenderë e mbi 51 milionë euro

    161 Shpërndaje
    Shpërndaje 64 Tweet 40
  • Pal Lekaj publikon foto me gruan, merr kërcënim me jetë nga mërgimtari që bën propagandë për VV-në

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Këto janë çmimet e derivateve për sot në Kosovë

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Olta ‘trazon’ rrjetin, shfaqet pa të brendshme në publik

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë