Ilahisti i njohur, Egzon Ibrahimi, është deklaruar pas raportimeve se i është refuzuar hyrja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke e mohuar se ka ndodhur një gjë e tillë.
Hafizi kosovar ka bërë të ditur se nuk bëhet fjalë për refuzim, por për një kontroll rutinë të vizës dhe pasaportës.
Ai tha se ka vizë 5-vjeçare për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por megjithatë shtoi se aktualisht është duke pritur sqarime nga ambasada amerikane lidhur me procedurat në fjalë.
“Nuk ka ndodhur një gjë e tillë, thjesht ishte një kontrollim i vizës dhe i pasaportës. Unë aktualisht kam vizë për pesë vite në SHBA. Ishte thjesht një kontrollim i vizës dhe një komunikim me Ambasadën e Amerikës. Tani jam në Stamboll dhe momentalisht jam duke pritur se çka po më thotë ambasada, nuk bëhet fjalë për një refuzim të vizës”, ka deklaruar Ibrahimi për Klankosova.tv.













