Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kosova e dyta në Europë për varfëri, Murati: Jemi duke u rritur më shpejt se të tjerët, arritëm të mos jemi të parët

18/05/2026 - 16:19
në Lajme
A A
Hekuran Murati e “lanson” një postim për rritje ekonomike, për t’i “demantuar pretendimet opozitare”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kosova e dyta në Europë për varfëri, Murati: Jemi duke u rritur më shpejt se të tjerët, arritëm të mos jemi të parët

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka akuzuar partitë opozitare, por edhe mediat pas raportimeve se WolrdAtlas, duke përdorur të dhënat e Fondit Monetar Ndërkombëtar, e vendosi Kosovën si vendin e dytë më të varfër në Europës.

Murati thotë se “kur qeverisnin partitë e bllokut opozitar, Kosova ishte fundit në listë sipas të dhënave të FMN-së”.

“Çfarë thonë të dhënat e FMN-së për rritjen ekonomike në Kosovë? Kur qeverisnin partitë e bllokut opozitar, Kosova ishte fundit në listë sipas të dhënave të FMN-së. Këtë fakt nuk po e përmendin sot fare këta të opozitës dhe mediat e tyre”, shkroi ai në një [postim në Facebook.

Tash, sipas Muratit, qeverisja aktuale ka arritur ta bëjë Kosovën “vendin me rritjen ekonomike më të shpejtë se të gjitha vendet tjera”.

“A ka mjaftuar tempo më e shpejtë e rritjes që ne të dalim më lartë se shumë shtete tjera për vetëm një mandat? Normalisht që jo, sepse e kemi trashëguar një ekonomi të dërrmuar nga keqmenaxhimi i partive të vjetra, ekonomi që ishte në fund të listës. Mirëpo duke u rritur më shpejt se të tjerët, kemi arritur ta ngushtojmë diferencën me shtetet tjera, si dhe të mos jemi më vendi i fundit në tabelë”, shkroi ai.

Murati tha se “qytetarëve u mbetet të vendosin nëse duan një qeveri që vazhdon punën e mirë dhe vazhdon ngritjen e Kosovës në ranglistën botërore, apo nëse duan kthimin në pushtet të atyre që pasuroheshin për vete ndërsa shteti kishte mbetur në fund të secilës listë”.

“Në fakt qytetarët tashmë e patën treguar vullnetin e tyre me votë me 28 dhjetor, mirëpo blloku opozitar vendosi të mos e pranonte rezultatin dhe ta dërgonte vendin edhe njëherë në zgjedhje që i kushtojnë ekonomisë qindra miliona euro humbje”, shkroi ai.

JU REKOMANDOJMË

Irani i përgjigjet propozimit të SHBA-së, fokusi është te mbyllja e konfliktit

Irani i përgjigjet propozimit të SHBA-së, fokusi është te mbyllja e konfliktit
18/05/2026 - 15:55

Irani thotë se i është përgjigjur listës pesë pikëshe të paraqitur nga SHBA-ja më herët, ku regjimit të ajatollahëve i kërkohej të mbante vetëm një site bërthamor dhe...

Më shumëDetails

Petrit Kllokoqi me flamuj me vete ngjitet në majen më të lartë në botë, s’përmbahet emocionalisht pasi arrin atje

Petrit Kllokoqi me flamuj me vete ngjitet në majen më të lartë në botë, s’përmbahet emocionalisht pasi arrin atje
18/05/2026 - 15:48

Petrit Kllokoqi është ngjitur në Everest, majen më të lartë në botë. Ai ka publikuar në Facebook një video nga mali Everest, më i larti në tokë, ndërsa...

Më shumëDetails

Kompania “Tregtia” akuzohet për mashtrim me shitjen të banesave në lagjen kontraverse “Kodrina”

Kompania “Tregtia” akuzohet për mashtrim me shitjen të banesave në lagjen kontraverse “Kodrina”
18/05/2026 - 15:34

Projekti banesor i kompanisë “Tregtia” në lagjen Kodrina kishte shkaktuar përplasje politike mes ish kryetarit Shpend Ahmeti dhe PDK-së në vitin 2017, ku kryetari i komunës që asokohe...

Më shumëDetails

Organizatori i protestës në Shkup, Ademi: Lejoni të hyjnë në kufi vëllezërit nga Shqipëria

Organizatori i protestës në Shkup, Ademi: Lejoni të hyjnë në kufi vëllezërit nga Shqipëria
18/05/2026 - 15:32

Pas ndalimit nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut të një autobusi nga Shqipëria me studentë shqiptarë për të kaluar kufirin, kanë reaguar organizatorët e protestës në Shkup. Njëri...

Më shumëDetails

Protesta në Shkup: Bllokohet sistemi, ndalet qarkullimi për të hyrë nga Kosova në Maqedoni

Protesta në Shkup: Bllokohet sistemi, ndalet qarkullimi për të hyrë nga Kosova në Maqedoni
18/05/2026 - 15:04

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar e Kosovës, ka njoftuar se sistemi i regjistrimit të hyrje/daljeve në Republikën e Maqedonisë së Veriut ka rënë, dhe me këtë rast Policia...

Më shumëDetails

Arrestohet një çift në aeroport, policia nuk mund ta besonte çfarë gjeti në të brendshmet e tyre

Arrestohet një çift në aeroport, policia nuk mund ta besonte çfarë gjeti në të brendshmet e tyre
18/05/2026 - 14:56

Autoritetet kolumbiane kanë arrestuar një burrë dhe një grua pasi zbuluan një përpjekje të tmerrshme për të kontrabanduar tre majmunë të vegjël të fshehur në të brendshmet e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dështimi për arrestimin e Sami Lushtakut: Drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha pritet të shkarkohet javën e ardhshme

    Dështimi për arrestimin e Sami Lushtakut: Drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha pritet të shkarkohet javën e ardhshme

    288 Shpërndaje
    Shpërndaje 115 Tweet 72
  • Kompania që e financoi Vetëvendosjen në fushatë, pas zgjedhjeve fitoi 79 tenderë e mbi 51 milionë euro

    162 Shpërndaje
    Shpërndaje 65 Tweet 41
  • Pal Lekaj publikon foto me gruan, merr kërcënim me jetë nga mërgimtari që bën propagandë për VV-në

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Trishtim në Pejë: 43-vjeçari që vdiq në aksidentin në Dollc ishte zyrtar shtetëror

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Aksident i rëndë në Doberllukë të Vushtrrisë, 6 të lënduar – 5 dërgohen në QKUK

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë