Është fejuar Çlirimtarja, vajza e ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi, i cili gjendet në Hagë.
Lajmin e ka bërë të ditur Altin Krasniqi, i biri i Jakup Krasniqit, duke thënë se dy muaj më parë, dhëndri, Rroni ishte në vizitë në Hagë për të kërkuar dorën e Çlirimtares dhe bekimin e tij.
“Dy muaj më parë, Rroni ishte në vizitë te babi për të kërkuar dorën e Çlirimtares dhe bekimin e tij. Sot, edhe zyrtarisht, Çlirimtarja dhe Rroni janë të fejuar. I kaluam këto 6 vite mes dhimbjes dhe gëzimit; dhimbje për mungesën e babit, por herë pas here arritëm që t’i dërgonim çaste lumturie me të arriturat tona profesionale dhe familjare”.
“Duke uruar dhe shpresuar që kjo të jetë hera e fundit që detyrohemi ta ndajmë gëzimin mes dy shteteve, dhe duke uruar për kthimin e babit dhe të shokëve të tij në Kosovë, uroj edhe çiftin e ri që ta gëzojnë jetën së bashku”, ka shkruar Krasniqi.
https://www.facebook.com/share/p/18k9zkdRap/?mibextid=wwXIfr












