Murat Jashari ka demantuar deklaratën e kryeministrit në detyrë Albin Kurti, i cili ka thënë se mediat i kishin bërë “pritë” Jasharit gjatë deklarimeve për çështjen e presidentit.Përmes një përgjigjeje dërguar moderatorit të “Debat Plus” në RTV Dukagjini, Ermal Panduri, Jashari ka thënë se nuk e konsideron si “pritë” trajtimin që kishte marrë nga mediat.
“Përshëndetje Ermal. Jo, qëndroj pas asaj që kam deklaruar. Të përshëndes dhe suksese për ju! Sinqerisht! Murati.”, ka shkruar Jashari.Paraprakisht Panduri i kishte dërguar pyetje Murat Jasharit lidhur me pretendimin e Kurtit.
“A e keni konsideruar z.Jashari pritë atë çfarë në momentin kur jeni deklaruar për media për çështjen e presidentit, me nderime Ermal Panduri”, ishte mesazhi i Pandurit.Deklarata e Jasharit vjen pasi Kurti, gjatë një interviste në KTV, deklaroi se mediat kishin vepruar padrejtësisht ndaj tij.
“Shumë keq e shumë fish më keq, më keq pra, se sa Glauk Konjufcës ja bënë pritën Murat Jasharit mediat. U thanë ato fjalë dhe ja ku jemi”, ka thënë Kurti.Pas kësaj deklarate reagoi edhe Panduri, i cili kritikoi qasjen e Kurtit ndaj mediave dhe familjes Jashari.
“Kush jena na me ja nxan familjes Jashari priten si media, kur ja kanë nxan do të tjerë e dinë çka kanë pësu e deri ku është sakrifiku familja Jashari”, deklaroi ai.













