Kandidati i Lidhja Demokratike e Kosovës për deputet, Bardhyl Hasanpapaj, ka marrë pjesë këtë mbrëmje në takimet elektorale të mbajtura në Stanoc të Vushtrrisë dhe në Podujevë, së bashku me Presidenten Vjosa Osmani dhe kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Sipas Hasanpapajt, qytetarët u kanë rezervuar një pritje të jashtëzakonshme, e shoqëruar me energji pozitive dhe mbështetje të madhe për rrugëtimin politik të LDK-së drejt fitores.
Postimi:
Presidentja Osmani dhe Kryetari Abdixhiku ndaluan këtë mbrëmje në Stanoc të Vushtrrisë dhe Podujevë, ku bashkërisht përjetuam një pritje të jashtëzakonshme, energji pozitive dhe takime që na mbushin me frymëzim për rrugëtimin tonë drejt fitores.
Faleminderit për mbështetjen dhe besimin! Republikën e Kosovës bashkë do ta bëjmë më të fortë dhe më të zhvilluar.
✅ LDK 113
✅ Vjosa Osmani 1
✅ Lumir Abdixhiku 2
✅ Bardhyl Hasanpapaj 34
#LDK113













