Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Rrogat rriten, por çmimet shtrenjtohen më shumë – Paga reale vlen 150 euro më pak se në 2020-ën

19/05/2026 - 08:16
në Lajme
A A
Në gati çdo profesion në Kosovë, burrat paguhen më shumë sesa gratë – kaq janë pagat
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Rritja e pagave po zhvlerësohet nga inflacioni i lartë tregojnë të dhënat e INSTAT. Edhe pse paga nominale mesatare ka kapërcyer kufirin e 86,000 lekëve në tremujorin e fundit 2025 vlera reale e saj ka mbetur shumë pas, për arsye se paga reale për të njëjtën periudhe ishte vetëm 72,225 lekë, 14,759 lekë më e ulët ose 17 % më pak se nominalja.

Paga reale mesatare mujore bruto është indeksuar me inflacionin (2020=100) nga INSTAT. Kjo do të thotë se me rreth 86 mijë lekë, një shqiptar blen sot të njëjtat mallra që në vitin 2020 i blinte me rreth 72 mijë lekë.

Ndonëse pagat e qytetarëve janë rritur në vlerë monetare, fuqia e tyre blerëse po bie me hapa të shpejtë. Në tremujorin e fundit të 2025 hendeku ndërmjet pagës reale dhe asaj nominale ishte -17% dhe ka pësuar zgjerim vitin e kaluar. Në fillim të vitit 2023 kjo diferencë ishte më e ulët, me vetëm 12 %. Duke qenë se baza e krahasimit është viti 2020 çdo tremujor reflekton inflacionin e akumuluar duke e rritur me tej hendekun ndërmjet pagës reale dhe asaj nominale.

Këto të dhëna tregojnë se standardi i jetesës po përballet me presion, pasi pagat më të larta nuk kanë arritur të neutralizojë shtrenjtimin e jetesës, duke e lënë konsumatorin me një fuqi blerëse dukshëm më të dobët se në fillim të dekadës.

Rritja e çmimeve po ecën me një hap shumë më të shpejtë sesa rritja e të ardhurave.

Një faktor tjetër është vonesa e reagimit të tregut të punës. Ndonëse punëdhënësit po rrisin pagat nominale për të mbajtur stafin, këto rritje shpesh janë nuk arrijnë të kompensojnë plotësisht shtrenjtimin e jetesës që ka ndodhur muajt e mëparshëm.

Gjithashtu, politikat fiskale luajnë një rol negativ përmes fenomenit ku rritja nominale e pagës e kalon individin në një fashë më të lartë tatimore, duke bërë që një pjesë e mirë e rritjes të shkojë për taksa, ndërkohë që fuqia blerëse reale vazhdon të tkurret.

Goditjet e njëpasnjëshme në zinxhirët e furnizimit dhe paqëndrueshmëria e monedhës kanë bërë që vlerësimi real i parasë të pësojë rënie.

Diferenca ndërmjet pagës reale dhe asaj nominale po thellohet edhe për shkak se rritja e tyre nuk erdhi nga produktiviteti në ekonomi, por nga presionet e fuqisë punëtore. Rritja e pagave me vendime e stimuloi edhe me shume rritjen e çmimeve duke e ulur në vërtetë vlerën reale të pagave./monitor

JU REKOMANDOJMË

Kajtazi: Kurti pritet ta shkarkojë drejtorin e Policisë së Kosovës

“Nuk kam qenë normal”: Kajtazi ndan një parashikim të vetin për Kurtin në 2020
19/05/2026 - 08:08

Gazetari Vehabi Kajtazi, mbrëmë në “Rubikon” të Klan Kosovës, ka deklaruar se partia në pushtet, sipas tij, pritet ta shkarkojë nga puna drejtorin e Policisë, Gazmend Hoxhën. Ai...

Më shumëDetails

Ironizon Mergim Lushtaku, i propozon VV-së sloganin: “Samia, Samia, Samia”

Ironizon Mergim Lushtaku, i propozon VV-së sloganin: “Samia, Samia, Samia”
18/05/2026 - 23:47

Mergim Lushtaku nga PDK-ja ia ka sugjeruar Lëvizjes Vetëvendosje që sloganin ta kenë “Samia, Samia Samia”. Kjo pasi kryeministri në detyrë Albin Kurti sërish e ka përmendur Sami...

Më shumëDetails

Hasanpapaj: Mbështetja në Stanoc e Podujevë po e forcon rrugëtimin e LDK-së drejt fitores

Hasanpapaj: Mbështetja në Stanoc e Podujevë po e forcon rrugëtimin e LDK-së drejt fitores
18/05/2026 - 23:38

Kandidati i Lidhja Demokratike e Kosovës për deputet, Bardhyl Hasanpapaj, ka marrë pjesë këtë mbrëmje në takimet elektorale të mbajtura në Stanoc të Vushtrrisë dhe në Podujevë, së...

Më shumëDetails

Suspendohen dy policë në veri, u kapën të zhveshur në veturë

Suspendohen dy policë në veri, u kapën të zhveshur në veturë
18/05/2026 - 23:16

Dy policë serbë, një burrë dhe një grua janë suspenduar në veri të Mitrovicës, pasi janë kapur në një situatë intime gjatë orarit të punës. Burime të Klan...

Më shumëDetails

Abdixhiku me Osmanin në Stanoc të Vushtrisë: Po ndiejmë frymë të re, po mbështetet një rrugë tjeter për Kosovën

Abdixhiku me Osmanin në Stanoc të Vushtrisë: Po ndiejmë frymë të re, po mbështetet një rrugë tjeter për Kosovën
18/05/2026 - 22:39

Kandidati i LDK-së për kryeminsitër, Lumir Abdixhiku, ka vazhduar tubimet me qytetarë në Stanoc. Ai ka thënë që kudo që po shkojnë po priten me ngrohtësi dhe mbështetje....

Më shumëDetails

Murat Jashari demanton Kurtin për çështjen e Presidentit: Jo, qëndroj pas asaj që kam deklaruar

Murat Jashari demanton Kurtin për çështjen e Presidentit: Jo, qëndroj pas asaj që kam deklaruar
18/05/2026 - 22:34

Murat Jashari ka demantuar deklaratën e kryeministrit në detyrë Albin Kurti, i cili ka thënë se mediat i kishin bërë “pritë” Jasharit gjatë deklarimeve për çështjen e presidentit.Përmes...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Zyrtari i Prokurimit bllokon qasjen në dokumentet që hedhin dritë mbi tenderin 3 milionësh, ku dyshohet se fituese u shpall kompania që nuk i plotësonte kriteret

    Zyrtari i Prokurimit bllokon qasjen në dokumentet që hedhin dritë mbi tenderin 3 milionësh, ku dyshohet se fituese u shpall kompania që nuk i plotësonte kriteret

    159 Shpërndaje
    Shpërndaje 64 Tweet 40
  • Dështimi për arrestimin e Sami Lushtakut: Drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha pritet të shkarkohet javën e ardhshme

    303 Shpërndaje
    Shpërndaje 121 Tweet 76
  • Kompania “Tregtia” akuzohet për mashtrim me shitjen të banesave në lagjen kontraverse “Kodrina”

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Trishtim në Pejë: 43-vjeçari që vdiq në aksidentin në Dollc ishte zyrtar shtetëror

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Suspendohen dy policë në veri, u kapën të zhveshur në veturë

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë