Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Daut Radoiçiqi”, OVL-UÇK dënon sulmet ndaj Haradinajt e Lushtakut: S’është e rastësishme, Kurti ta ndalë fushatën antiçlirimtare

19/05/2026 - 15:19
në Lajme
A A
Veteranët e UÇK-së hatrohen në Kurtin: Rritje pagash e pensionesh për të gjitha kategoritë, ne u harruam
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së i ka quajtur “sulme të ndyra” disa deklarata në drejtim të ish-komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Daut Haradinaj dhe Sami Lushtaku.

“Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së dënon sulmet e ndyra të drejtuara kundër gjeneralëve të Luftës Çlirimtare, sulme që tani po përforcohen nga qarqe, prejardhja politike dhe familjare e të cilave u kalit në shërbim besnik ndaj Jugosllavisë dhe pushtimit serb”, thuhet në reagimin e OVL-UÇK-së.

Organizata e Veteranëve tha se “asnjë shpifje nuk mund ta njollosë luftën që çliroi Kosovën”.

“Gjeneralët dhe luftëtarët e UÇK-së nuk u kërkuan kurrë leje puthadorëve të një regjimi të vdekur para se të rroknin armët për këtë tokë. Sakrifica e tyre është themeli mbi të cilin ngrihet Kosova. Ata që pështyjnë mbi të, nuk shpërfaqin asgjë tjetër veçse zbrazëtinë e tyre politike dhe kalbëzimin moral”, thuhet në reagim.

OVL-UÇK thotë se “nuk është e rastësishme” kjo gjuhë “kundër UÇK-së”.

“Pas dy vitesh krizë institucionale, nxitja e qëllimshme e militantëve kundër UÇK-së nuk është e rastësishme. Është një lëvizje e llogaritur për të helmuar jetën publike, për të përçarë shoqërinë shqiptare dhe për ta çuar Kosovën drejt përplasjes së brendshme. Interesit të kujt i shërben kjo sjellje? Qartazi, Serbisë, në fushatën e saj të gjatë për të kriminalizuar Luftën Çlirimtare dhe për të shkatërruar unitetin tonë kombëtar”.

Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i është kërkuar që ta ndalë “nxitjen e këtyre sulmeve”.

“Albin Kurti dhe Vetëvendosje duhet të ndalin, tani, nxitjen e këtyre sulmeve ndaj UÇK-së, veteranëve dhe komandantëve të saj. Kosova nuk u çlirua që aventurierët politikë të përdorin si armë konfliktin qytetar për pushtet. Ata që nuk trashëguan asgjë nga kjo përpjekje, nuk kanë asnjë tagër të gjykojnë ata që e ngritën atë me gjak. Kërkojmë llogaridhënie publike dhe ndërprerje të pakushtëzuar të kësaj fushate antiçlirimtare. Vazhdoni në këtë rrugë dhe pasojat do të jenë të përhershme”, thuhet në reagim.

OVL-UÇK mori shkas nga disa deklarata të rënda dhe kërcënuese së fundmi të një mërgimtari të quajtur Naser Xhylani ndaj Daut Haradinajt, të cilin ai e quajti “Daut Radoiçiqi”.

JU REKOMANDOJMË

Prokuroria Speciale i përgjigjet Kurtit pas deklaratave për Blerim Isufajn

Prokuroria Speciale i përgjigjet Kurtit pas deklaratave për Blerim Isufajn
19/05/2026 - 14:49

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili tha se Kosovës i duhet një kryeprokuror i ri dhe...

Më shumëDetails

Kadrijaj i reagon mërgimtarit që kërcënoi Daut Haradinajn: Hajde o Naser Xhylani, se fort trim koke

Kadrijaj i reagon mërgimtarit që kërcënoi Daut Haradinajn: Hajde o Naser Xhylani, se fort trim koke
19/05/2026 - 14:39

Ish-deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka reaguar pas gjuhës kërcënuese të mërgimtarit Naser Xhylani, militant i Lëvizjes Vetëvendosje, në drejtim të ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Daut...

Më shumëDetails

Një mërgimtar me emrin Naser Xhylani e krahason Daut Haradinajn me Radoiçiqin, e kërcënon publikisht me “kanun”

Një mërgimtar me emrin Naser Xhylani e krahason Daut Haradinajn me Radoiçiqin, e kërcënon publikisht me “kanun”
19/05/2026 - 14:29

Mërgimtari Naser Xhylani, ka lëshuar deklarata të rënda dhe kërcënuese në drejtim të ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Daut Haradinaj. Në një video të publikuar në Facebook,...

Më shumëDetails

Tha se koha e ka shkelur udhëheqjen e SBASHK’ut, Jasharaj i përgjigjet Kurtit: E ka personale me mua, ka menduar se do të nënshtrohem

Jasharaj: Kam frikë se do të na përsëritet viti 2022 i grevave – Qeveria Kurti ka tendencë t’i shuajë sindikatat
19/05/2026 - 14:15

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka kritikuar mbrëmë në një intervistë kreun e SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj duke thënë, se ka mbi 20 vjet në krye të sindikatës dhe...

Më shumëDetails

Musliu për xhandarmërinë: Policia ka nevojë për uniforma e këpucë te reja, jo për spektakël politik para zgjedhjeve

Musliu për xhandarmërinë: Policia ka nevojë për uniforma e këpucë te reja, jo për spektakël politik para zgjedhjeve
19/05/2026 - 13:55

Ish-deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka reaguar pas nisjes së procedurave për themelimin e xhandarmerisë së Republikës së Kosovës. Për këtë nismë, ka njoftuar sot ministri në detyrë...

Më shumëDetails

Abdixhiku: LDK është e interesuar të ofrojë ide rreth së cilës populli i Kosovës ndjehet i përfaqësuar

Abdixhiku: LDK është e interesuar të ofrojë ide rreth së cilës populli i Kosovës ndjehet i përfaqësuar
19/05/2026 - 13:48

Platforma “hajde folim” po zhvillohet gjithandej Kosovës nga kandidatja për presidente Vjosa Osmani dhe kandidati për Kryeministër Lumir Abdixhiku. Në një video të postuar në rrjetin social Facebook...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Zyrtari i Prokurimit bllokon qasjen në dokumentet që hedhin dritë mbi tenderin 3 milionësh, ku dyshohet se fituese u shpall kompania që nuk i plotësonte kriteret

    Zyrtari i Prokurimit bllokon qasjen në dokumentet që hedhin dritë mbi tenderin 3 milionësh, ku dyshohet se fituese u shpall kompania që nuk i plotësonte kriteret

    164 Shpërndaje
    Shpërndaje 66 Tweet 41
  • Kompania “Tregtia” akuzohet për mashtrim me shitjen të banesave në lagjen kontraverse “Kodrina”

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Suspendohen dy policë në veri, u kapën të zhveshur në veturë

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Sami Lushtaku pas akuzave të Kurtit se deshi t’ia godas eskortën: Rrenc, privatisht do të merrem me të

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Dështimi për arrestimin e Sami Lushtakut: Drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha pritet të shkarkohet javën e ardhshme

    305 Shpërndaje
    Shpërndaje 122 Tweet 76

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë
https://veriu.info/wp-content/uploads/2026/04/Emona-Center-Banneri-v2.mp4