Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Lushtaku i kërkon Kurtit të tërheq “deklaratën shpifëse” dhe të kërkojë falje

19/05/2026 - 19:35
në Lajme
A A
Lushtaku i kërkon Kurtit të tërheq “deklaratën shpifëse” dhe të kërkojë falje
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, përmes avokatit të tij Labinot Vata, i ka kërkuar kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, të tërheq deklaratën e tij “shpifëse” në lidhje me atë që Kurti e tha mbrëmë në një intervistë televizive se gjoja Lushtaku kishte pasur për qëllim të godiste autokolonën e tij janarin e vitit 2025 në Skenderaj.

Pos tërheqjes së deklaratës, avokati Vata i ka kërkuar Kurtit edhe publikim të përmirësimit si dhe kërkim falje ndaj Sami Lushtakut.

“Ne, në cilësinë e përfaqësuesit me autorizim të z. Sami Lushtaku, përmes Avokatit Labinot Vata, ju drejtohemi lidhur me deklaratat tuaja publike të dhëna me datë 18.05.2026 në emisionin “Interaktiv” në KTV […], ku ndër të tjera keni deklaruar: ‘Kryetari i Komunës së Skenderaj, me veturë zyrtare, 2Z, ka synuar që të bëjë ndeshje komunikacioni me eskortën ku isha unë… ka synu që ta ndërpresë qarkullimin e eskortës tonë, në mënyrë të dhunshme, me veturë zyrtare të Komunës së Skenderaj… ka pas tentim për rrezik’”.
“Deklarimet e mësipërme janë të rënda, tendencioze dhe shpifëse ndaj z. Sami Lushtaku, duke cenuar drejtpërdrejt nderin, integritetin personal, reputacionin publik dhe figurën e tij politike e shoqërore. Përmes këtyre deklarimeve, Ju keni atribuar publikisht ndaj z. Sami Lushtaku sjellje të rrezikshme, të dhunshme dhe potencialisht kundërligjore, pa ekzistuar ndonjë vendim gjyqësor, akt përfundimtar institucional apo provë juridikisht e konfirmuar që do të mbështeste pretendime të tilla”, u tha në letrën që avokati Vata ia ka dërguar Kurtit, e të cilën e ka siguruar Klan Kosova.

Ai thotë se përdorimi i shprehjeve si, “Ka synuar të bëjë ndeshje komunikacioni”; “Ta ndërpresë qarkullimin në mënyrë të dhunshme”; dhe “Ka pas tentim për rrezik”, i atribuojnë drejtpërdrejt Sami Lushtakut veprime me natyrë të rrezikshme dhe kriminalizuese, duke krijuar në opinion publik perceptim të dëmshëm, paragjykues dhe denigrues ndaj tij, “e cila është shpifje drejtuar z. Sami Lushtakut”.

Këto deklarime, thotë avokati Vata, bëhen edhe më të rënda për faktin se janë dhënë nga kryeministri në detyrë, në një medium kombëtar me shikueshmëri të gjerë, çka u jep atyre peshë të veçantë institucionale dhe ndikim të madh publik.

Ai ia ka rikujtuar Kurtit se Ligji Nr. 02/L-65 për Shpifjen dhe Fyerjen parasheh detyrimin për zbutjen e dëmit dhe të drejtën për reagim para inicimit të procedurave gjyqësore, konkretisht, neni 12 i këtij ligji përcakton se: “Para parashtrimit të një padie sipas këtij Ligji, një person që pretendohet të jetë i dëmtuar do të ndërmarrë të gjitha masat e arsyeshme për të zbutur çdo dëm të shkaktuar nga shprehja. Në veçanti, paditësi do të kërkojë përmirësimin e asaj shprehje nga personi i cili pretendohet të ketë shkaktuar dëmin”.

“Në përputhje me këtë dispozitë ligjore dhe në frymën e zbutjes së dëmit, z. Sami Lushtaku, përmes përfaqësuesit të tij ligjor, kërkon nga Ju të tërhiqni publikisht deklaratat e bëra në emisionin “Interaktiv” të datës 18.05.2026; Të publikoni përmirësim dhe sqarim publik lidhur me deklarimet e bëra ndaj z. Sami Lushtaku; Të kërkoni falje publike për deklaratat e pavërteta dhe dëmtuese të adresuara ndaj tij; Të përmbaheni nga deklarime të tjera të pabazuara që cenojnë personalitetin, integritetin dhe reputacionin e z. Sami Lushtaku. Të gjitha këto të bëhen brenda 24 ore, nga pranimi i kësaj kërkese”.

Kjo kërkesë, sipas avokatit të Sami Lushtakut, Labinot Vata, paraqet përpjekje ligjore dhe institucionale për zbutjen e dëmit të shkaktuar dhe për evitimin e procedurave gjyqësore të mëtejshme.

“Në rast se nuk ndërmerren veprimet e kërkuara brenda afatit të arsyeshëm ligjor, z. Sami Lushtaku rezervon të drejtën për inicimin e procedurave civile për kompensimin e dëmit moral dhe reputacional, si dhe ndërmarrjen e të gjitha mjeteve juridike të parapara me legjislacionin në fuqi”, u tha në fund të kësaj letre.

JU REKOMANDOJMË

Përveç dënimit me burg, Jevtiqit i sekuestrohet edhe pasuria: 2 milionë dinarë serb, 10 mijë euro e 500 franga

Përveç dënimit me burg, Jevtiqit i sekuestrohet edhe pasuria: 2 milionë dinarë serb, 10 mijë euro e 500 franga
19/05/2026 - 19:17

Gjykata Themelore e Prishtinës ka dalë me njoftim lidhur me dënimin që shqiptoi sot ndaj togerit të Policisë së Kosovës, Bojan Jevtiq, lidhur me akuzën për spiunazh dhe...

Më shumëDetails

Më pak se 3 javë nga dita e zgjedhjeve të reja, por zyrat e KKZ-së në komunat në veri nuk janë hapur ende

Më pak se 3 javë nga dita e zgjedhjeve të reja, por zyrat e KKZ-së në komunat në veri nuk janë hapur ende
19/05/2026 - 19:13

Kanë mbetur më pak se 3 javë nga dita kur votuesit e Kosovës do t’i drejtohen edhe njëherë kutive të votimit për të shprehur vullnetin politik, por në...

Më shumëDetails

Iu refuzua hyrja në SHBA, deklarohet Egzon Ibrahimi: U kërkoj ndjesë organizatorëve

Iu refuzua hyrja në SHBA, deklarohet Egzon Ibrahimi: U kërkoj ndjesë organizatorëve
19/05/2026 - 18:51

Dje, Egzon Ibrahimit, recituesit të Kuranit, i është refuzuar hyrja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Për këtë, ka shkruar vetë Ibrahimit sot, i cili përmes një postimi...

Më shumëDetails

LAJMI I FUNDIT: Ndryshon afati për votimin me postë

LAJMI I FUNDIT: Ndryshon afati për votimin me postë
19/05/2026 - 18:47

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka vendosur që procesi i votimit me postë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit të nisë më 21 maj, katër ditë...

Më shumëDetails

Gucati për incidentin në Skenderaj: Albin Kurti po këqyr me dominu në Drenicë, po që s’mujti (VIDEO)

Gucati për incidentin në Skenderaj: Albin Kurti po këqyr me dominu në Drenicë, po që s’mujti (VIDEO)
19/05/2026 - 18:43

Kryetari i OVL UÇK, Hysni Gucati, ishte mysafir në “Përballje me Gazin” që prodhohet nga portalit Veriu.info me autor Gazmend Morina, ku ka komentuar zhvillimet e fundit në...

Më shumëDetails

Çfarë mesazhi dërgojnë studentët protestues në Serbi me “Memorandumin” për Kosovën?

Çfarë mesazhi dërgojnë studentët protestues në Serbi me “Memorandumin” për Kosovën?
19/05/2026 - 17:33

Së bashku me luftën kundër korrupsionit, edhe Kosova. Publikimi i “Memorandumit” të lëvizjes studentore, në të cilin thuhet se Kosova është “pjesë përbërëse e Serbisë”, ka nxitur shumë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Zyrtari i Prokurimit bllokon qasjen në dokumentet që hedhin dritë mbi tenderin 3 milionësh, ku dyshohet se fituese u shpall kompania që nuk i plotësonte kriteret

    Zyrtari i Prokurimit bllokon qasjen në dokumentet që hedhin dritë mbi tenderin 3 milionësh, ku dyshohet se fituese u shpall kompania që nuk i plotësonte kriteret

    165 Shpërndaje
    Shpërndaje 66 Tweet 41
  • Suspendohen dy policë në veri, u kapën të zhveshur në veturë

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • Kompania “Tregtia” akuzohet për mashtrim me shitjen të banesave në lagjen kontraverse “Kodrina”

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Sami Lushtaku pas akuzave të Kurtit se deshi t’ia godas eskortën: Rrenc, privatisht do të merrem me të

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Prokuroria Speciale i përgjigjet Kurtit pas deklaratave për Blerim Isufajn

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë