Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Energjia dhe Irani në fokus të bisedimeve të takimit Xi-Putin

20/05/2026 - 10:55
në Lajme
A A
Energjia dhe Irani në fokus të bisedimeve të takimit Xi-Putin
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, është takuar me udhëheqësin e Kinës, Xi Jinping, të mërkurën në Pekin, për bisedime të përqendruara në thellimin e lidhjeve energjetike dhe paraqitjen e një fronti të përbashkët kundër asaj që të dy liderët e cilësuan si një rend global të mbizotëruar nga Perëndimi.

Duke folur në fillim të takimeve në Sallën e Madhe të Popullit, Xi tha se Kina dhe Rusia duhet të vazhdojnë ta mbështesin “zhvillimin dhe ringjalljen” e njëra-tjetrës, ndërsa Putin i përshkroi marrëdhëniet dypalëshe si në një “nivel të paprecedentë” dhe tha se Rusia mbetet “furnizuese e besueshme me energji” mes luftës në Iran dhe mbylljes së Ngushticës së Hormuzit, e cila ka ndikuar në rrjedhat globale dhe çmimet e naftës dhe gazit.

Takimi mes tyre po zhvillohet në një kohë kur Rusia po përpiqet të sigurojë marrëveshje të reja afatgjata energjetike me Kinën, përfshirë përparim në gazsjellësin e vonuar “Power of Siberia-2”, një projekt që Moska e konsideron thelbësor për të zëvendësuar tregjet evropiane të gazit të humbura pas pushtimit të Ukrainës.

“Deri tani, Kina ka hezituar, por kjo mund të ndryshojë gjatë këtij takimi”, tha për Radion Evropa e Lirë (REL) Henrik Wachtmeister, hulumtues në qendrën për Kinën të Institutit Suedez për Çështje Ndërkombëtare.

Xi dhe Putin pritet t’i nënshkruajnë 21 marrëveshje të reja
Lufta në Iran dhe ndërprerja e transportit detar përmes Ngushticës së Hormuzit i kanë dhënë urgjencë shtesë këtyre bisedimeve duke rritur frikën në Pekin për sigurinë energjetike dhe paqëndrueshmërinë e re në tregjet globale të naftës.

Analistët thonë se kriza ka forcuar argumentin e Moskës se furnizimet tokësore me energji nga Rusia mund ta ndihmojnë Kinën ta zvogëlojë varësinë nga rrugët e cenueshme detare, megjithëse Pekini mbetet i kujdesshëm për të mos u bërë tepër i varur nga Rusia.

“Rusia ka nevojë për të ardhurat nga tregtia shumë më tepër sesa Kina ka nevojë specifikisht për energjinë ruse”, tha Wachtmeister.

“Rusia ka pak blerës alternativë dhe e shet naftën e saj me zbritje për shkak të sanksioneve. Kina ka shumë furnizues dhe në përgjithësi është një ekonomi shumë më e madhe”, shpjegon ai.

Udhëtimi i Putinit, i cili vjen vetëm katër ditë pasi presidenti amerikan Donald Trump u largua nga Pekini pas samitit të tij me Xinë, gjithashtu nxjerr në pah natyrën gjithnjë e më të pabarabartë të partneritetit Kinë-Rusi.

Ndërsa ekonomia ruse përballet me vështirësi nën sanksionet perëndimore dhe luftën e zgjatur në Ukrainë, Moska është bërë gjithnjë e më e varur nga Kina për tregti, teknologji dhe të ardhura energjetike.

Xi dhe Putin fillimisht zhvilluan një takim me dyer të mbyllura në “format të ngushtë”, zakonisht i rezervuar për diskutime më të ndjeshme, përpara se të mbanin bisedime më të gjera me delegacionet përkatëse.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ishte gjithashtu planifikuar të takohej me homologun e tij kinez, Wang Yi.

Sipas Kremlinit, dy liderët pritet të mbikëqyrin nënshkrimin e 21 marrëveshjeve më vonë gjatë ditës, përfshirë një deklaratë të përbashkët për forcimin e “partneritetit gjithëpërfshirës dhe ndërveprimit strategjik”, si dhe një deklaratë tjetër që promovon një “botë shumëpolare” dhe “një lloj të ri marrëdhëniesh ndërkombëtare”.

Në deklaratat e transmetuara nga mediat shtetërore kineze, Xi tha se mjedisi ndërkombëtar po bëhet “kompleks dhe i paqëndrueshëm, me hegjemoni të njëanshme që po përhapet”, gjuhë që interpretohet gjerësisht si e drejtuar ndaj Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tyre.

Ai gjithashtu tha se Kina dhe Rusia kanë arritur të thellojnë lidhjet duke ndërtuar “besim të ndërsjellë politik dhe bashkëpunim strategjik”.

Putin e ftoi Xinë ta vizitojë Rusinë vitin e ardhshëm dhe tha se marrëdhëniet mes Moskës dhe Pekinit po kontribuojnë në “stabilitetin global”.

Kremlini e ka paraqitur gjithnjë e më shumë partneritetin me Kinën si provë se përpjekjet perëndimore për ta izoluar Rusinë kanë dështuar. Por, marrëdhënia është bërë dukshëm më e pabarabartë qëkurse Moska e nisi pushtimin e plotë të Ukrainës në vitin 2022.

Kina tani është partneri më i madh tregtar i Rusisë dhe blen pothuajse gjysmën e eksporteve ruse të naftës. Kompanitë kineze janë bërë gjithashtu furnizues jetikë të mallrave të konsumit, pajisjeve industriale dhe teknologjive me përdorim të dyfishtë, për të cilat zyrtarët perëndimorë thonë se ndihmojnë në mbështetjen e bazës ushtarako-industriale të Rusisë.

Pekini ka mohuar se i ka ofruar Rusisë ndihmë ushtarake vdekjeprurëse dhe thotë se kontrollon rreptësishtë eksportet e artikujve me përdorim të dyfishtë.

Lufta në Iran ringjall debatin mbi furnizimet me gaz rus
Çështja më e ndjekur gjatë samitit mbetet gazsjellësi i propozuar “Power of Siberia-2”, një projekt 2.600 kilometra i gjatë që do të dërgonte 50 miliardë metra kub gaz natyror rus në vit drejt Kinës përmes Mongolisë.

Rusia e ka shtyrë përpara projektin prej vitesh, por negociatat kanë ngecur vazhdimisht për shkak të mosmarrëveshjeve mbi çmimet dhe shqetësimeve të Pekinit për varësi të tepruar nga energjia ruse.

Lufta në Iran mund t’i ndryshojë pjesërisht këtë llogaritje.

Meqë rrugët detare përmes Ngushticës së Hormuzit janë bllokuar, furnizimet shtesë tokësore nga Rusia janë bërë strategjikisht më tërheqëse për Kinën, e cila importon pjesën më të madhe të naftës dhe gazit natyror të lëngshëm përmes rrugëve detare të cenueshme nga konfliktet.

Megjithatë, analistët paralajmërojnë se Pekini nuk ka gjasa të nxitojë për të bërë lëshime.

“Në njëfarë mënyre, Rusia është përgjigjja, por Rusia është një përgjigje shumë e ngadaltë për Kinën, dhe ndoshta tepër e ngadaltë, sidomos nëse lufta në Iran zgjidhet brenda muajve të ardhshëm”, tha për REL-in Michael Kimmage, drejtor i Institutit Kennan, një institut kërkimor me bazë në Uashington.

Kina ka kaluar vite duke diversifikuar importet e saj energjetike dhe duke zgjeruar sigurinë energjetike të brendshme përmes teknologjive të gjelbra, ndërsa njëkohësisht kërkon furnizime nga Azia Qendrore dhe Lindja e Mesme.

Vizita shënon 30 vjet qëkur Kina dhe Rusia nënshkruan një marrëveshje partneriteti strategjik dhe 25 vjet që nga nënshkrimi i Traktatit të Fqinjësisë së Mirë dhe Bashkëpunimit Miqësor mes dy vendeve./REL/

JU REKOMANDOJMË

Ndërhyrja e Serbisë në zgjedhjet e Kosovës, Ambasada Gjermane: Thelbësore të mos ndërhyhet në vullnetin e qytetarëve

Ndërhyrja e Serbisë në zgjedhjet e Kosovës, Ambasada Gjermane: Thelbësore të mos ndërhyhet në vullnetin e qytetarëve
20/05/2026 - 10:50

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka reaguar ndaj ndërhyrjeve të Serbisë në zgjedhjet e Kosovës. Reagimi pasoi thirrjet e Beogradit zyrtar ndaj serbëve të Kosovës që në zgjedhjet...

Më shumëDetails

5 vende të BE-së propozojnë modelin e anëtarësimit “hap pas hapi” për Ballkanin Perëndimor

5 vende të BE-së propozojnë modelin e anëtarësimit “hap pas hapi” për Ballkanin Perëndimor
20/05/2026 - 10:48

Pesë vende të BE-së i kanë bërë thirrje Komisionit Evropian të rishqyrtojë mënyrën se si i përfshin anëtarët e mundshëm nga Ballkani Perëndimor në tregun e vetëm të...

Më shumëDetails

PDK me Bedri Hamzën mbetet nën hijen e fushatës intensive të Osmanit dhe Abdixhikut

PDK me Bedri Hamzën mbetet nën hijen e fushatës intensive të Osmanit dhe Abdixhikut
20/05/2026 - 10:26

Është pothuajse e zakonshme në shumicën e vendeve demokratike, që në fushata zgjedhore të dominojë opozita e cila ka në dorë argumente të shumta për të kritikuar gabimet...

Më shumëDetails

Dy persona arrestohen në Pejë dhe Istog, policia konfiskon armë dhe municion

Dy persona arrestohen në Pejë dhe Istog, policia konfiskon armë dhe municion
20/05/2026 - 10:03

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në rajonin e Pejës, pasi gjatë kontrolleve u janë gjetur armë dhe municion. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti i...

Më shumëDetails

Dogana zbulon mbi 10 mijë euro e dinarë serbë të padeklaruara në Jarinje, ishin të shpërndara në pjesë të ndryshme të automjetit

Dogana zbulon mbi 10 mijë euro e dinarë serbë të padeklaruara në Jarinje, ishin të shpërndara në pjesë të ndryshme të automjetit
20/05/2026 - 10:02

Në Pikën Kufitare në Jarinje është zbuluar një rasti i mosdeklarimit të mjeteve monetare. Siç njofton Dogana e Kosovës, gjatë kontrollit të një automjeti të udhëtarëve janë gjetur...

Më shumëDetails

Kontrabandoheshin mijëra litra vaj motorik nga Serbia, Policia ndalon traktorin në Podujevë

Kontrabandoheshin mijëra litra vaj motorik nga Serbia, Policia ndalon traktorin në Podujevë
20/05/2026 - 09:43

Policia e Kosovës ka parandaluar një rast të kontrabandës me mallra në zonën kufitare me Serbinë. Sipas njoftimit zyrtar, më 19 maj 2026, njësitë policore kufitare në fshatin...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Prokuroria Speciale i përgjigjet Kurtit pas deklaratave për Blerim Isufajn

    Prokuroria Speciale i përgjigjet Kurtit pas deklaratave për Blerim Isufajn

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Çohu o dreq”, infermierja e psikiatrisë ofendon dhe shanë pacienten

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • “Refuzoi marrëdhëniet seksuale” – Burri dyshohet se e rrahu dhe e dëboi nga shtëpia gruan në Vushtrri

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • “Erdhen këta kriminelët në lokal”, ja pse ndodhi konflikti mes Mehanit e Lushtakut në Skenderaj, sipas Gucatit

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Një mërgimtar me emrin Naser Xhylani e krahason Daut Haradinajn me Radoiçiqin, e kërcënon publikisht me “kanun”

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë