Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Çështja e njehsorëve – MINT gjobit KEDS’in me 40 mijë euro: Për vetëm dy ditë, 7 u verifikuan pa afat të vlefshmërisë

20/05/2026 - 12:25
në Lajme
A A
Çështja e njehsorëve – MINT gjobit KEDS’in me 40 mijë euro: Për vetëm dy ditë, 7 u verifikuan pa afat të vlefshmërisë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ministria Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, ka njoftuar se ka gjobitur KEDS’in me 40,000 euro për njehsorët.

Në komunikatën e MINT’it, shtohet se, vetëm gjatë dy ditëve të fundit, në laboratorin e Agjencisë së Metrologjisë janë verifikuar 19 njehsorë, prej të cilëve 7 kanë rezultuar pa afat të vlefshmërisë, ndërsa një njehsor është konstatuar pa lejim tipi, përcjell Gazeta Express.

‘‘Raportet zyrtare të laboratorit janë proceduar në Inspektoratin Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut për ndërmarrjen e masave ligjore dhe shqiptimin e gjobave ndaj KEDS-it, në vlerë prej 40,000 eurosh’’, thuhet mes tjerash në njoftim.

Komunikata:

MINTI trajton me prioritet të drejtat e konsumatorit, KEDS gjobitet me 40,000 euro për njehsorët

Është mbajtur mbledhja e radhës e Këshillit për Mbrojtjen e Konsumatorit, ku u prezantua edhe Draft Programi për Mbrojtjen e Konsumatorit 2026–2030.

Përveç pikave të rendit të ditës, në këtë mbledhje, u prezantuan informata lidhur me aksionet e Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut, të fokusuara në monitorimin e çmimeve të derivateve, njehsorëve elektrikë dhe produkteve të qumështit me bazë bimore në treg.

Vlen të theksohet se po vazhdon procesi i verifikimit të njehsorëve elektrikë të konsumatorëve që kanë paraqitur ankesa. Vetëm gjatë dy ditëve të fundit, në laboratorin e Agjencisë së Metrologjisë janë verifikuar 19 njehsorë, prej të cilëve 7 kanë rezultuar pa afat të vlefshmërisë, ndërsa një njehsor është konstatuar pa lejim tipi.

Raportet zyrtare të laboratorit janë proceduar në Inspektoratin Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut për ndërmarrjen e masave ligjore dhe shqiptimin e gjobave ndaj KEDS-it, në vlerë prej 40,000 eurosh.

Këshilli për Mbrojtjen e Konsumatorit gjithashtu ka diskutuar për adresimin sa më të shpejtë të rasteve dhe mënyrat e kompensimit të dëmit ndaj konsumatorëve.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit gjatë tre muajve të fundit ka ndërmarrë një sërë masash proaktive për trajtimin e ankesave të konsumatorëve.

Si tregues i rritjes së besimit institucional të qytetarëve konsiderohet edhe rritja prej 35% e numrit të ankesave, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

JU REKOMANDOJMË

Avokati i Popullit: Kriteret e qeverisë për pagën e 13-të cenojnë barazinë dhe pritshmërinë legjitime

Avokati i Popullit: Kriteret e qeverisë për pagën e 13-të cenojnë barazinë dhe pritshmërinë legjitime
03/09/2026 - 09:56

Avokati i Popullit ka publikuar opinion lidhur me kriteret e vendosura në vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, lidhur me dhënien e pagës së 13-të për të...

Më shumëDetails

Pas 5 tetorit, Presidenca mund të mbetet pa ushtrues detyre, Jakaj: Kushtetuta nuk parasheh vazhdim të mandatit

Pas 5 tetorit, Presidenca mund të mbetet pa ushtrues detyre, Jakaj: Kushtetuta nuk parasheh vazhdim të mandatit
03/09/2026 - 09:42

Zyra e Presidencës pas 5 tetorit mund të mbetet pa president/e nëse vendi shkon në zgjedhje. Kjo pasi ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, i skadon mandati...

Më shumëDetails

Ramadani: Po falimenton vendimmarrja, do të duhen vite të tëra për ta stabilizuar shtetin

Ramadani: Po falimenton vendimmarrja, do të duhen vite të tëra për ta stabilizuar shtetin
03/09/2026 - 09:33

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, e ka kritikuar partinë në pushtet për situatën e krijuar në Kosovë, si pasojë e krizës politike. Në një postim në rrjetin social...

Më shumëDetails

Kadrijaj: Nxënësit pa libra, spitalet pa barna – Albin Kurti po e shkakton këtë bllokadë

Kadrijaj: Nxënësit pa libra, spitalet pa barna – Albin Kurti po e shkakton këtë bllokadë
03/09/2026 - 09:08

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, ka kritikuar gjendjen aktuale institucionale në vend, duke thënë se bllokada politike po reflektohet edhe në sektorë të rëndësishëm si arsimi dhe shëndetësia....

Më shumëDetails

PDK dhe Aleanca për të katërtën javë para Qeverisë, u bashkohen edhe aktivistë nga Prishtina

PDK dhe Aleanca për të katërtën javë para Qeverisë, u bashkohen edhe aktivistë nga Prishtina
03/09/2026 - 08:58

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), së bashku me deputetët e Aleancës, kanë vazhduar aksionin për të katërtën javë radhazi para Qeverisë së Kosovës, ku po kërkohet...

Më shumëDetails

Gjurmët e dronit me eksploziv çojnë në Serbi dhe Poloni, hetuesit gjermanë ndjekin lidhjet me Rusinë

Gjurmët e dronit me eksploziv çojnë në Serbi dhe Poloni, hetuesit gjermanë ndjekin lidhjet me Rusinë
03/09/2026 - 08:49

Hetuesit gjermanë po ndjekin gjurmë që çojnë në Serbi dhe Poloni, në kuadër të hetimeve për dronin e mbushur me eksploziv të zbuluar në aeroportin e Leipzigut. Sipas...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Komuna e Fushë Kosovës largon nga puna rreth 100 punëtorë

    Komuna e Fushë Kosovës largon nga puna rreth 100 punëtorë

    194 Shpërndaje
    Shpërndaje 78 Tweet 49
  • Policia jep detaje për aksidentin me fatalitet ku humbi jetën 29 vjeçari, Laurent Krasniqi

    162 Shpërndaje
    Shpërndaje 65 Tweet 41
  • Ekskluzive: Dënohet me 5 vite burgim Jeton Mehmeti për mashtrim me cigare ndaj disa qytetarëve, vlera dyshohej të ishte rreth 2 milionë euro

    148 Shpërndaje
    Shpërndaje 59 Tweet 37
  • Tragjike: Pas një aksidenti me motor, ndërron jetë TikTokeri Laurent Krasniqi

    134 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Suharekë: Mbi 60 infermierë dyshohet se mbetën pa punë pas përfundimit të angazhimit përmes Caritas

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë