“Menjëherë strehohuni në një vend të sigurt, kujdesuni për të afërmit tuaj, prisni rekomandime të reja”, tha ushtria e Lituanisë në një mesazh dërguar njerëzve në kryeqytetin e vendit.
Nuk ishte menjëherë e qartë se sa gjerësisht u shpërnda deklarata, raporton Reuters.
Një paralajmërim u lëshua gjithashtu në ndërtesën e parlamentit të Vilniusit.
“Për shkak të rrezikut të sulmit ajror, u kërkojmë të gjithë personave në ndërtesë të shkojnë në strehën më të afërt”, thuhej në një njoftim në interfonin e parlamentit.Qendra kombëtare e menaxhimit të krizave e Lituanisë tha më parë se kishte lëshuar një alarm në përgjigje të një droni në Bjellorusinë fqinje që u pa duke fluturuar drejt Lituanisë, duke shtuar se origjina e dronit nuk ishte konfirmuar.
Një avion luftarak i NATO-s të martën rrëzoi një dron të dyshuar ukrainas mbi Estoninë, tha vendi baltik, i fundit në një seri shkeljesh të hapësirës ajrore në rajon mes sulmeve të shpeshta ukrainase ndaj Rusisë fqinje.













