Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Milaim Zeka dënohet me 1 vit burgim me kusht dhe gjobë për shmangie tatimi, duhet t’ia kompensojë ATK-së 81 mijë euro

20/05/2026 - 14:31
në Lajme
A A
Milaim Zeka dënohet me 1 vit burgim me kusht dhe gjobë për shmangie tatimi, duhet t’ia kompensojë ATK-së 81 mijë euro
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gjykata Themelore në Prishtinë në rigjykim ka shpallur aktgjykim dënues ndaj ish-deputetit Milaim Zeka duke e dënuar me 1 vit burgim me kusht dhe 3 mijë euro gjobë lidhur me akuzën për shmangie nga tatimi. Po ashtu, në emër të kompensimit të dëmit, i njëjti obligohet t’ia kompensojë Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) shumën prej 81 mijë euro.

Kurse, për pikën 2 të dispozitivit të aktakuzës, ku Zeka akuzohej bashkë me Ilir Krasniqin për “Shmangie nga tatimi”, Gjykata mori aktgjykim refuzues.

Aktgjykimi u shpall të mërkurën nga gjyqtarja e çështjes, Edita Çanta, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Sipas vendimit, për dy të akuzuarit Zeka dhe Krasniqi lidhur me veprën penale “Shmangie nga tatimi” nga neni 313, paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal, lidhur me nenin 31, Gjykata merr aktgjykim refuzues, për shkak se prokurori i shtetit është tërhequr nga kjo pikë e aktakuzës.

Kurse, për veprën penale si në dispozitivin 5 të aktakuzës, i pandehuri Milaim Zeka u shpall fajtor për “Shmangie nga tatimi” nga neni 313, paragrafi 3 dhe 1 të Kodit Penal, dhe u dënua me 1 vit burgim, i cili dënim nuk do të ekzekutohet nëse i njëjti në periudhën e verifikimit në kohëzgjatje prej 2 viteve nuk kryen vepër tjetër penale.

Po ashtu, Zeka u dënua edhe me 3 mijë euro gjobë, të cilën obligohet ta paguajë në afat prej 15 ditësh nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

Milaim Zeka gjithashtu obligohet që në emër të kompensimit të dëmit, palës së dëmtuar- Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) t’ia kompensojë dëmin prej 81 mijë euro, në afat prej 30 ditësh pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.

I njëjti detyrohet që në emër të shpenzimeve procedurale dhe atë për paushallin gjyqësor t’i paguajë 100 euro dhe në emër të Fondit për Kompensimin e Viktimave të Krimit shumën prej 20 euro.

Po ashtu, obligohet t’i paguajë shpenzimet procedurale sipas listës shpenzimore të gjykatës, të cilat Gjykata me aktvedim të veçantë dhe në aktgjykim do t’i listojë.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej 30 ditësh nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

Ndërkaq, sa i përket dispozitivit të dytë të aktakuzës, për të cilin u mor aktgjykim refuzues, shpenzimet procedurale bien në barrë të gjykatës.

Pala e dëmtuar- ATK, për dispozitivin 2 të aktakuzës, për realizimin e kërkesës pasurore-juridike udhëzohet në kontest të rregullt juridik.

Në seancën e 15 majit 2026, prokurori Ali Ajdini tha se Prokuroria tërhiqet nga ndjekja penale sa i përket pikës 2 të aktakuzës, në të cilën Ilir Krasniqi dhe Zeka akuzohen për “Shmangie nga tatimi”, për arsye se super-ekspertiza ka përcaktuar se biznesi “Ilir Krasniqi dhe Milaim Zeka OP” nuk ka obligime tatimore.

Ndërkaq, për pikën 5 (e cila po ashtu ka të bëjë me “Shmangie nga tatimi”, por jo në bashkëkryerje ngase këtu akuzohej vetëm Zeka), prokurori kërkoi që i akuzuari Milaim Zeka të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit.

Të pranishëm në shpallje ishin, i akuzuari Milaim Zeka me mbrojtësin e tij, avokatin Dren Kukaj dhe i akuzuari Ilir Krasniqi me mbrojtësin e tij, avokatin Qendrim Arifaj.

Gjykata Themelore në Prishtinë më 26 prill 2022 kishte shpallur aktgjykim lirues ndaj ish-deputetit Milaim Zeka dhe dy të akuzuarve- Ilir Krasniqi dhe Edmond Kërliu për veprat penale “Mashtrimi”, “Shmangie nga tatimi” dhe “Pastrimi i parave”. Por, Gjykata e Apelit e ka kthyer në rigjykim rastin ndaj Milaim Zekës dhe Ilir Krasniqit sa i përket veprës penale “Shmangie nga tatimi”, kurse pjesën tjetër të aktgjykimit të Themelores e ka vërtetuar.

Ndryshe, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) më 28 gusht 2018 ka ngritur aktakuzë me pretendimin se të pandehurit Ilir Krasniqi, Milaim Zeka dhe Edmond Kërliu, kanë kryer disa vepra penale.

Krasniqi dhe Zeka akuzoheshin se prej vitit 2016 deri në mars të vitit 2017 me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror më 2 qershor 2016, kishin krijuar biznesin “I.K & M.Z. Op”, si agjenci punësimi. Sipas aktakuzës së përpiluar nga ana e prokurorit Afrim Shefkiu, të pandehurit thuhet se kishin paraqitur fakte të rreme kinse për punësimin e qytetarëve të Kosovës në Gjermani përmes emisionit “Pa rrotlla” duke joshur qytetarët që të aplikonin në zyrat tyre në lagjen “Pejton”, të Prishtinës.

Tutje, thuhet se në këtë rast ishte përfshirë edhe bashkëshortja e të pandehurit Krasniqi, F.K, e cila ishte marrë me përgatitjen e dokumentacionit për punësim në Gjermani në biznesin e saj për rregullimin e kopshteve.

Krasniqi dhe Zeka akuzoheshin se kishin mashtruar 900 aplikues për viza pune e që me qëllim iu kishin marrë shuma prej 500 deri në 3 mijë e 50 euro, duke i ndarë proporcionalisht mes vete. Kurse, thuhet se pas fillimit të hetimeve 354 personave iu janë kthyer mjetet në vlerë prej 83 mijë e 850 euro, kurse 546 personave të tjerë nuk u janë kthyer mjetet në shumë prej 261 mijë e 850 euro.

Me këtë, Krasniqi dhe Zeka ngarkoheshin se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Mashtrimi” nga neni 335 i Kodit Penal.

Ndërsa, gjatë periudhës kohore prej 2 qershorit 2016 e deri më 31 dhjetor 2017, sipas aktakuzës, si bashkëpronarë të biznesit të përmendur, me dashje direkte u janë shmangur obligimeve tatimore ndaj Administratës Tatimore të Kosovës, me ç’rast akuzoheshin se kanë kryer veprën penale “Shmangia nga tatimi”.

I pandehuri Ilir Krasniqi akuzohej po ashtu se me qëllim të fshehjes së burimeve të mjeteve financiare të fituara nga mashtrimi me viza pune dhe shmangies nga tatimi më 19 nëntor 2016, kishte bërë transaksione të dyshimta. Me ç’rast, ai akuzohej se ka kryer veprën penale “Pastrimi i parave”, nga neni 308 i KPRK-së.

Ndërsa, të pandehurit Zeka dhe Kërliu, sipas Prokurorisë kanë kryer edhe veprat penale “Pastrim i parave”, “Mashtrimi” dhe për veprën penale “Shmangie nga tatimi”. Kurse, i pandehuri Zekaj akuzohej se si pronar i NSH Qendra Mediale “Mozaiku i Kosovës” me dashje direkte të shmangies së obligimit tatimor ndaj ATK-së kishte kryer veprën penale “Shmangia nga tatimi”.

 

JU REKOMANDOJMË

Shembull suksesi: Nxënësit e trajnuar në “Loni Dekor” diplomojnë si profesionistët e parë të mësimit dual në Vushtrri

Shembull suksesi: Nxënësit e trajnuar në “Loni Dekor” diplomojnë si profesionistët e parë të mësimit dual në Vushtrri
20/05/2026 - 14:22

Komuna e Vushtrrisë ka organizuar ceremoninë e  diplomimit të nxënësve të shkollës së mesme të lartë teknike “Lutfi Musiqi” në kuadër të mësimit dual, raporton Ekonomia Online. Këta...

Më shumëDetails

Tërmeti i fortë në Turqi u ndje deri në këtë shtet

Tërmeti i fortë në Turqi u ndje deri në këtë shtet
20/05/2026 - 14:03

Pjesa lindore e Turqisë, konkretisht provinca e Malatya-s, u godit sot nga një tërmet i fortë, i cili shkaktoi panik tek popullsia. Sipas informacioneve të para të mediave...

Më shumëDetails

E rrethuar nga BE-ja: Pse Zvicra neutrale po investon fuqishëm në dronë dhe mbrojtje moderne

E rrethuar nga BE-ja: Pse Zvicra neutrale po investon fuqishëm në dronë dhe mbrojtje moderne
20/05/2026 - 13:54

Zvicra po rrit gradualisht shpenzimet për mbrojtje dhe po modernizon ushtrinë e saj, në një kohë kur kërcënimet e reja si dronët, raketat dhe sulmet kibernetike po bëhen...

Më shumëDetails

Drejtori i shkollës në Gjakovë dyshohet se ngacmoi seksualisht të miturën, deklarohet Prokuroria

Drejtori i shkollës në Gjakovë dyshohet se ngacmoi seksualisht të miturën, deklarohet Prokuroria
20/05/2026 - 13:53

Një rast i ngacmimit seksual dyshohet se ka ndodhur në Damian të Gjakovës. Raportohet se Nazmi Pnishi, drejtor i shkollës, e ka ngacmuar një vajzë të mitur. Lidhur...

Më shumëDetails

Dalin rrogat e punëtorëve teknikë të shkollave në Prishtinë, pezullohet greva

Dalin rrogat e punëtorëve teknikë të shkollave në Prishtinë, pezullohet greva
20/05/2026 - 13:51

Punëtorët teknikë në disa shkolla të Prishtinës kishin hyrë dje në grevë për shkak se sipas tyre nuk kanë pranuar pagat e muajit prill. Kryetari i Sindikatës së...

Më shumëDetails

Pamje se si u ndaluan studentët shqiptarë në Bllatë teksa udhëtonin për protestën në Shkup

Pamje se si u ndaluan studentët shqiptarë në Bllatë teksa udhëtonin për protestën në Shkup
20/05/2026 - 13:45

Një autobus me studentë shqiptarë nuk u lejua të kalojë kufirin në pikën doganore të Bllatës në Dibër, në kufi me Maqedoninë e Veriut, 2 ditë më parë....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Prokuroria Speciale i përgjigjet Kurtit pas deklaratave për Blerim Isufajn

    Prokuroria Speciale i përgjigjet Kurtit pas deklaratave për Blerim Isufajn

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Çohu o dreq”, infermierja e psikiatrisë ofendon dhe shanë pacienten

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • “Erdhen këta kriminelët në lokal”, ja pse ndodhi konflikti mes Mehanit e Lushtakut në Skenderaj, sipas Gucatit

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Një mërgimtar me emrin Naser Xhylani e krahason Daut Haradinajn me Radoiçiqin, e kërcënon publikisht me “kanun”

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Kadrijaj i reagon mërgimtarit që kërcënoi Daut Haradinajn: Hajde o Naser Xhylani, se fort trim koke

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë