Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë pak pas mesditës.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e kryeqytetit, Enis Pllana tha se në aksident u përfshinë një motoçikletë dhe tre këmbësorë dhe si pasojë tre persona janë lënduar dhe kanë pranuar trajtim mjekësor.
“Rreth orës 13:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën Bill Klinton në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një motoçikletë dhe tre këmbësorë. Sipas informatave fillestare, lëndime kanë pësuar tre persona, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret Trafiku i Kryeqytetit”, tha ai.












