Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Hamilton: NATO kërkon llogaridhënie për sulmin në Banjskë, ne i dimë emrat

21/05/2026 - 16:07
në Lajme
A A
Hamilton: NATO kërkon llogaridhënie për sulmin në Banjskë, ne i dimë emrat
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Zëvendësndihmës Sekretari i Përgjithshëm për Partneritete në NATO, ambasadori Kevin Hamilton, ka mbajtur sot një takim me gazetarë në Prishtinë, ku ka diskutuar rreth situatës së sigurisë në Kosovë, zhvillimeve në rajon, dialogut Kosovë-Serbi dhe kërcënimeve hibride në Ballkanin Perëndimor.

I pyetur lidhur me incidentet në veri dhe mundësinë e përsëritjes së tyre tash në prag të zgjedhjeve të reja, ambasadori Hamilton u shpreh se në përgjithësi situata në Kosovë është stabile dhe e sigurt.

“Por sigurisht, KFOR-i është këtu për një arsye, sepse ekziston një histori e brishtësisë. Mandati i KFOR-it dhe NATO-s është të punojnë me institucionet në Kosovë për t’u siguruar që ky stabilitet të ruhet. Pra, KFOR-i dhe NATO janë gjithmonë duke vëzhguar dhe dëgjuar, për t’u siguruar që të mos ketë rritje të paqëndrueshmërisë. Por duhet të them se, për momentin, ne ndihemi mjaft komodë me situatën në terren në Kosovë”, u shpreh Hamilton.

Ambasadori Hamilton foli edhe për sulmin në Banjskë, duke thënë se NATO pret përgjegjësi dhe drejtësi për incidentet e vitit 2023, ndërsa theksoi se kjo çështje mbetet e rëndësishme edhe për raportet ndërmjet NATO-s dhe Serbisë.

“Sapo kam ardhur nga Beogradi para se të arrija këtu në Prishtinë dhe mesazhi im për autoritetet serbe është se NATO pret llogaridhënie, që drejtësia të vihet në vend – ata që organizuan dhe kryen ato sulme duhet të përballen me drejtësinë”, deklaroi ai, duke theksuar se sulmet ndaj pjesëtareve të KFOR-it janë të papranueshme.

Ambasadori shtoi se Serbia i di autorët e këtij sulmi, prandaj presin hapa konkret.

“Që marrëdhëniet NATO-Serbi të ecin përpara në një mënyrë më të thellë dhe më kuptimplotë, duhet të shohim që organizatorët e sulmit në Banjskë të sillen para drejtësisë. Dhe ne e dimë kush janë ata, ne besojmë se edhe autoritetet në Serbi e dinë kush janë. Prandaj, siç thashë, topi është në anën e Serbisë për të ndërmarrë hapat e ardhshëm. Ky ishte mesazhi që ua dhashë bashkëbiseduesve të mi serbë dhe tani topi është në anën e tyre”, tha ai.

Sipas Hamiltonit, megjithëse NATO dëshiron një marrëdhënie më të thellë dhe më transparente me Serbinë, disa procese të bashkëpunimit nuk mund të avancojnë pa pasur përgjegjësi për sulmet në veri të Kosovës.

“Do të thosha marrëdhënie më të thella ndërmjet NATO-s dhe Serbisë. Për shembull, avancimi i një programi partneriteti të përshtatur individualisht me Serbinë, në një kuptim shumë real. Ne duam të shohim që kjo të ndodhë, por nuk do të ecim përpara me ato aspekte të bashkëpunimit praktik derisa të shohim llogaridhënie dhe drejtësi për incidentet e vitit 2023”, u shpreh Hamilton, raporton Telegrafi.

Ambasadori i NATO-s përmendi edhe procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, ku theksoi se NATO e mbështet.

“Duhet të ketë dialog të vazhdueshëm dhe të fuqishëm ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. NATO e mbështet fuqishëm procesin e dialogut Prishtinë–Beograd të udhëhequr nga BE-ja, nën drejtimin e Peter Sorensen”, tha Hamilton.

Kjo është vizita e parë e tij në Kosovë.

JU REKOMANDOJMË

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend
01/09/2026 - 08:56

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, gjatë aksionit të sotëm para Qeverisë së Kosovës, ka folur rreth marrëveshjes së arritur mes VV-së dhe LDK-së për presidentin. Ajo tha se...

Më shumëDetails

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë
01/09/2026 - 08:45

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, planifikon të ndajë 4 milionë dollarë për të forcuar mediat e krahut të djathtë në Evropë, pjesë e një pakete më...

Më shumëDetails

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Gjendet e mitura që ishte raportuar e zhdukur në Pejë – Policia e gjen duke shëtitur në qytet

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 08:19

E mitura R.H., 15-vjeçare, e cila ishte raportuar e zhdukur në Pejë, është gjetur sot pas angazhimit të hetuesve policorë. Sipas informacioneve të Sinjalit, rasti lidhet me zhdukjen...

Më shumëDetails

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë
01/09/2026 - 08:08

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës, kanë bllokuar edhe sot hyrjen e Qeverisë. Ditën e sotme i janë bashkuar asamblistë dhe aktivistë nga Anamorava. Ata në orët e mëngjesit...

Më shumëDetails

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime
01/09/2026 - 08:01

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë arritur marrëveshje që profesori dhe diplomati Bekim Sejdiu të jetë kandidat për President të Republikës së Kosovës. Marrëveshja...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë