Strehimorja do të ofrojë kushte bashkëkohore dhe trajtim me dinjitet për viktimat e dhunës në familje.
Më pas, zyrtarët kanë vizituar edhe punimet që kanë nisur në rrugën që lidh një pjesë të Zveçanit me Liqenin e Ujmanit, një projekt që synon lehtësimin e qarkullimit të banorëve lokalë dhe rritjen e efikasitetit operacional të Policisë së Kosovës.
Vizita është përmbyllur me inaugurimin e nënstacionit të ri policor kufitar në Junakë të Zveçanit, i cili sipas autoriteteve do të përmirësojë kushtet e punës për zyrtarët policorë dhe do të kontribuojë në forcimin e kontrollit kufitar dhe parandalimin e aktiviteteve ilegale.













