Kandidait për Kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës Lumir Abdixhiku në Pressing të T7, deklaroi se politika po merret me gjëra totalisht irelevante për qytetarin e Kosovës.
Ai tha se Kosova ka nevojë të kalojë nga konflikti partiak tek zgjidhjet për jetën e qytetarëve.
“Merreni me mend ne po mirremi me gjëra totalisht irelevante për qytetarin e Kosovës. Beso, ato mund të jenë atraktive për një fushatë elektorale, por më tha të thash, të shpifësh, janë totalisht të panevojshme për njerëzit tanë. Do të doja që kjo politikë e kësaj gjenerate tonë, të flasim për çështje konkrete. Hajde t’i ballafaqojmë idetë”, tha Abdixhiku.












