Nga Komuna është thënë, se s’do të tolerohen ata që ndotin lagjet dhe bllokojnë hapësirat e qytetarëve.
‘’ Inspektoriati i Kryeqytetit po vepron vazhdimisht në terren dhe secili shkelës do të përballet me masa ndëshkuese’’, është thënë nga komuna, mes tjerash.
Postimi i plotë:
4 GJOBA ME NGA 500€ U SHQIPTUAN SOT NGA EKIPET TONA
4 gjoba me nga 500€ u shqiptuan sot nga ekipet tona për hedhje të mbeturinave vëllimore në hapësira publike.
Nuk do të ketë tolerim për ata që ndotin lagjet dhe bllokojnë hapësirat e qytetarëve. Inspektoriati i Kryeqytetit po vepron vazhdimisht në terren dhe secili shkelës do të përballet me masa ndëshkuese.
Prishtina duhet të mbahet pastër.
Mjedisi është i përbashkët, ta ruajmë së bashku.
Raportoni shkelësit në numrat më poshtë:
0800 12233
0800 12244














