Në fluturim drejt Milanos së Italisë, një gruaje i është përkeqësuar gjendja shëndetësore.
Raportohet se ajo kishte të vjella dhe më pas humbi ndjenjat.
Fatmirësisht, në të njëjtin aeroplan ndodhej edhe doktori nga Mitrovica, Driton Miftari, i cili reagoi menjëherë për t’i ofruar ndihmën e nevojshme mjekësore.
Ai ndërhyri dhe falë reagimit të shpejtë , gjendja e gruas u stabilizua, duke shmangur pasojat më të rënda.












