Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Haradinaj në Kuvendin e AAK-së: Besojmë tek Ardian Gjini, Aleanca vazhdon rrugëtimin

24/05/2026 - 12:55
në Lajme
A A
Haradinaj në Kuvendin e AAK-së: Besojmë tek Ardian Gjini, Aleanca vazhdon rrugëtimin
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në Kuvendin e 10-të Zgjedhor të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ku pritet të formalizohet zgjedhja e Ardian Gjini në krye të partisë, kryetari aktual Ramush Haradinaj ka mbajtur një fjalim para delegatëve, duke komentuar edhe rrugëtimin e tij politik dhe duke konfirmuar vazhdimësinë e angazhimit të tij për Kosovën dhe Aleancën, raporton Ekonomia Online.

Haradinaj e ka hapur fjalimin duke kujtuar historinë e tij personale dhe angazhimin në luftën çlirimtare.

“Që nga mosha e re si fëmijë e deri në 31 vjeç, shërbimin ndaj atdheut e kam bërë si shërbim për çlirim. Kam pasur nderin të jem ushtar dhe komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, UÇK. Faleminderit, po jetë UÇK, faleminderit bashkëluftëtarë, faleminderit për sakrificën që e kemi bërë për liri,” tha ai.Duke folur për periudhën pas luftës dhe rolin e tij në politikë, Haradinaj përmendi edhe drejtimin e Aleancës dhe funksionet shtetërore që ka mbajtur.

“Prej vitit 2000, nga mosha ime 32 vjeç, kam shërbyer Kosovën dhe kombin si kryetar i Aleancës. Kam pasur nderin të zgjedhem deputet në çdo legjislaturë dhe të zgjedhem kryeministër dy herë, me mbështetjen tuaj. Faleminderit Aleancë për rrugëtimin bashkë,” u shpreh ai.

Haradinaj theksoi se nuk do të tërhiqet nga angazhimi politik, por se do të vazhdojë të kontribuojë në forma të tjera.“

Nga sot do të vazhdoj t’i shërbej Kosovës dhe kombit si njëri nga ju. Shërbimi për Kosovën nuk përfundon kurrë. Për jetë Aleancë, për jetë UÇK, për jetë shqiptarët ndër breza,” deklaroi ai.

Tutje Haradinaj i ka dhënë mbështetje të drejtpërdrejtë pasardhësit të tij në krye të partisë.

“Sot kryetar Ardian, unë dhe Aleanca besojmë tek ti. Besojmë që të jesh prijësi ynë, prijësi i Kosovës, prijësi i listës tonë më të mirë. Ashtu siç e kam besuar veten në rrugëtimin tim, ashtu i besoj Ardianit dhe Aleancës. Për jetë ty Ardian, për jetë Aleancës,” tha Haradinaj.

Ai gjithashtu u ka bërë thirrje qytetarëve dhe diasporës për mbështetje në proceset politike.

“Qytetarë të Kosovës, vëllezër e motra në diasporë, ju jeni gjaku ynë dhe kurrë nuk ndaheni prej nesh. Shërbeni Kosovës, shërbeni me votë për dy të tretat për listën e Aleancës. Unë i shërbeva Kosovës me mos kandidimin tim, por ju ftoj ju të vazhdoni këtë rrugë,” u shpreh Haradinaj.

JU REKOMANDOJMË

Osmani: Rugovizmi jeton dhe mbetet udhërrëfyes për Kosovën

Osmani: Rugovizmi jeton dhe mbetet udhërrëfyes për Kosovën
24/05/2026 - 13:45

Në Ditën e Presidentit, më 24 maj, kandidatja për presidente nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani, ka kujtuar figurën historike të Presidentit Ibrahim Rugova dhe trashëgiminë e tij...

Më shumëDetails

Gjini në Kuvendin e AAK-së: Krenari me qenë pjesë e partisë, Ramush Haradinaj simbol i Kosovës dhe lirisë

Gjini në Kuvendin e AAK-së: Krenari me qenë pjesë e partisë, Ramush Haradinaj simbol i Kosovës dhe lirisë
24/05/2026 - 13:34

Kandidati për kryetar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe i nominuari për kryeministër, Ardian Gjini, ka vlerësuar lart rrugëtimin politik të partisë dhe figurën e liderit të...

Më shumëDetails

Kuvendi i AAK-së me emocione: Tahiri i përlotur pas fjalimit të Haradinajt

Kuvendi i AAK-së me emocione: Tahiri i përlotur pas fjalimit të Haradinajt
24/05/2026 - 13:12

Sekretari i AAK-së, Besnik Tahiri, është përlotur pas fjalimit të kryetarit të partisë, Ramush Haradinaj, i cili gjatë kuvendit të këtij subjekti politik i hapi rrugë Ardian Gjinit...

Më shumëDetails

Bekim Haxhiu takohet me vëllaun e Kadri Veselit: Presim ditën kur Kadriu, bashkë me Presidentin Thaçi, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, do të kthehen fitimtar në atdhe

Bekim Haxhiu takohet me vëllaun e Kadri Veselit: Presim ditën kur Kadriu, bashkë me Presidentin Thaçi, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, do të kthehen fitimtar në atdhe
24/05/2026 - 13:02

Kandidati për deputet nga PDK, Bekim Haxhiu ka takuar vëllaun e Kadri Veselit, Vesel Veselin nga i cili mori mbështetje për zgjedhjet e 7 qershorit, transmeton Gazeta Online...

Më shumëDetails

Mushkolaj kritikon fushatën zgjedhore: Gara po bëhet jo kush e ka programin më të mirë, por kush është “ma i poshtër”, kush është “me Serbinë”

PDK s`e përkrahu në skandalin e këmbimit të pronave”, Mushkolaj kritikon Ramën për shkarkimin e Musliut
24/05/2026 - 12:42

Analisti Imer Mushkolaj ka reaguar në lidhje me fushtat zgjedhore të akterëve politik për zgjedhjet e 7 qershorit, transmeton Gazeta Online Veriu.info. Mushkolaj ka thënë se askush nuk...

Më shumëDetails

Bashkëshortet e ish-krerëve të UÇK-së shijojnë kafen bashkë

Bashkëshortet e ish-krerëve të UÇK-së shijojnë kafen bashkë
24/05/2026 - 12:16

Një fotografi e veçantë ka mbërritur në redaksinë e Prive Klan Kosova. Në foto janë parë teksa rrijnë bashkë në një kafene Anita Haradinaj, bashkëshortja e Ramush Haradinaj,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kryeziu i VV-së i ndërhyn, Musliu nervozohet: Mbylle gojen derisa ta kryj unë

    Kryeziu i VV-së i ndërhyn, Musliu nervozohet: Mbylle gojen derisa ta kryj unë

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Bashkëshortet e ish-krerëve të UÇK-së shijojnë kafen bashkë

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Bëhu me këtë super banesë te Dijari Park Residence në Vushtrri

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • ‘VV’ja e ka ble PSD’në’’, Paris Guri publikon një dokument: Hysen Durmishi e Nol Nushi janë në marrëdhënie kontraktuale

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Fc Vushtrria në superligë, ardhja e Rrahman Ramës në krye të klubit solli suksesin kulmor

    79 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë
https://veriu.info/wp-content/uploads/2026/04/Emona-Center-Banneri-v2.mp4