Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Gjini në Kuvendin e AAK-së: Krenari me qenë pjesë e partisë, Ramush Haradinaj simbol i Kosovës dhe lirisë

24/05/2026 - 13:34
në Lajme
A A
Gjini në Kuvendin e AAK-së: Krenari me qenë pjesë e partisë, Ramush Haradinaj simbol i Kosovës dhe lirisë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kandidati për kryetar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe i nominuari për kryeministër, Ardian Gjini, ka vlerësuar lart rrugëtimin politik të partisë dhe figurën e liderit të saj, Ramush Haradinaj, në Kuvendin e Përgjithshëm të AAK-së,.

Gjini tha se është krenar që është pjesë e kësaj partie dhe se përgjegjësia që po merr është e madhe.

“Është krenari me qenë një prej jush, është krenari me qenë pjesë e kësaj partie kaq të jashtëzakonshme, e njerëzve kaq të jashtëzakonshëm. Shumë shumë faleminderit secilit prej jush. Jam i emocionuar, sikur secili prej jush. Edhe pavarësisht faktit që kur dalim me fol në momente të këtilla na dridhen duart, prapëseprapë duhet me nis diqysh,” tha ai.

Ai foli edhe për konceptin e altruizmit në politikë, duke e lidhur atë me sakrificën dhe shërbimin ndaj vendit.

“A është politika altruizëm? Domethënë me pas njerëz që japin gjithçka për vendin, për kombin, për njerëzit që i rrethojnë, po nuk lypin kurrgjë në këmbim. Bota e mençur ka vendosur moti që nuk është krejt ashtu. Ata që thonë që janë altruistë shpesh janë e kundërta. Por luftëtarët e lirisë janë shembulli i vërtetë i altruizmit, ata që kanë dhënë gjithçka pa e ditur çfarë marrin në këmbim,” u shpreh Gjini.

Ai theksoi se sakrifica e së kaluarës po shpesh nuk po vlerësohet sa duhet.“Jemi në një moment kur mohohet altruizmi i vërtetë i njerëzve që kanë dhënë gjithçka për vendin e vet, ndërsa po mashtrohet opinioni me altruizëm fallso. Krejt fallso,” tha ai.

Gjini u ndal edhe te periudha e pasluftës dhe roli i AAK-së, duke thënë se besimi për vazhdimësinë e partisë po kërkohet pas udhëheqjes së Haradinajt.

“Po e lypim besimin tuaj mbas Ramush Haradinajt. Ai nuk ka qenë vetëm kryetar partie, është simbol i Kosovës, simbol i lirisë dhe i politikës së mençur që ka ndodhur në Kosovë për më shumë se 30 vjet,” theksoi Gjini.

Ai vlerësoi se figura e Haradinajt do të mbetet e shënuar në historinë e vendit.

“Jam absolutisht i bindur që historia e Kosovës dhe e Ramush Haradinajt do të shkruhet me shkronja të arta,” u shpreh ai.Në fund, ai tha se gjatë gjithë angazhimit të tij politik ka pasur një raport të veçantë besimi me Haradinajn.“Ekziston veç një njeri të cilin unë me 100% bindje e kam thirrur komandant, kryetar dhe kryeministër, dhe je ti. Për 26 vite shërbim, nuk do ta ndërroja asnjë minutë të vetëm të kësaj pune. Faleminderit kryetar,” shtoi Gjini.

JU REKOMANDOJMË

KFOR monitoron një operacion shpërthimi në Kosovë

KFOR monitoron një operacion shpërthimi në Kosovë
24/05/2026 - 15:30

Operatorët për Heqjen e Mjeteve Shpërthyese të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, nga kontingjentet austriake dhe rumune, kanë zhvilluar një inspektim sigurie gjatë një operacioni shpërthimi në...

Më shumëDetails

Ligji i ri për Shtetësinë përplas partitë politike, Sveçla: Akuzat bien mbi vetë opozitën

MPB: Sulmi ndaj Guriqit dëshmon se Serbia s’e ka ndryshuar qasjen kriminale
24/05/2026 - 15:19

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar ndaj kritikave të opozitës lidhur me Ligjin e ri për Shtetësinë, duke thënë se dispozitat që po...

Më shumëDetails

Kush është Ardian Gjini, kryetari i ri i AAK-së?

Gjini në Kuvendin e AAK-së: Krenari me qenë pjesë e partisë, Ramush Haradinaj simbol i Kosovës dhe lirisë
24/05/2026 - 14:58

Skena politike në Kosovë po pëson një lëvizje të rëndësishme, ku në qendër të vëmendjes është vënë kryetari shumëvjeçar i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini. Ardian Gjini sot...

Më shumëDetails

Pas Konjufcës, edhe Kurti bën fushatë me ‘pseudogazetarin’ që e quajti Osmanin ‘frizerkë’

Pas Konjufcës, edhe Kurti bën fushatë me ‘pseudogazetarin’ që e quajti Osmanin ‘frizerkë’
24/05/2026 - 14:45

Gjatë një tubimi të mbajtur javën e kaluar në Ferizaj, ministri i Jashtëm në detyrë, Glauk Konjufca, përdori termin “frizerkë”, duke nxitur reagime të shumta në opinion, pasi...

Më shumëDetails

Rama e paralajmëron Parkun Memorial dhe Bibliotekën “Ibrahim Rugova”: Buxheti është nda, punimet nisin shpejt

Rama e paralajmëron Parkun Memorial dhe Bibliotekën “Ibrahim Rugova”: Buxheti është nda, punimet nisin shpejt
24/05/2026 - 14:37

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, njofton se është ndarë buxheti për ndërtimin e Parkut Memorial dhe Bibliotekës Presidenciale “Ibrahim Rugova”, në Velani të Prishtinës. Rama shkruan se  “projekti...

Më shumëDetails

Brigitte “kontrollon” kandidatet femra që aplikojnë për punë në Pallatin Elyse? Libri i ri zbulon xhelozinë dhe tensionet me Emmanuel Macron

Brigitte “kontrollon” kandidatet femra që aplikojnë për punë në Pallatin Elyse? Libri i ri zbulon xhelozinë dhe tensionet me Emmanuel Macron
24/05/2026 - 14:24

Brigitte Macron dhe bashkëshorti i saj, Emmanuel Macron, janë rikthyer në qendër të vëmendjes pas publikimit të librit “Un Couple (Presque) Parfait”, një biografi e re nga gazetari...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kryeziu i VV-së i ndërhyn, Musliu nervozohet: Mbylle gojen derisa ta kryj unë

    Kryeziu i VV-së i ndërhyn, Musliu nervozohet: Mbylle gojen derisa ta kryj unë

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Bashkëshortet e ish-krerëve të UÇK-së shijojnë kafen bashkë

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Bëhu me këtë super banesë te Dijari Park Residence në Vushtrri

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • ‘VV’ja e ka ble PSD’në’’, Paris Guri publikon një dokument: Hysen Durmishi e Nol Nushi janë në marrëdhënie kontraktuale

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Fc Vushtrria në superligë, ardhja e Rrahman Ramës në krye të klubit solli suksesin kulmor

    79 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë