Kandidati i PDK-së për deputet dhe njëherësh nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Lulzim Aliu, është takuar me banorë të fshatit Komogllavë me të cilët ka folur për vizionin e PDK-së për zhvillimin e Kosovës.
Aliu, i cili mban numrin 35 në listën e PDK-së, ka falënderuar banorët e Komogllavës së Ferizajt për mikpritjen dhe mbështetjen e fuqishme, transmeton Veriu.info.
Postimi:
Në Komogllavë bashkëbiseduam me banorët e fshatit për sfidat dhe nevojat e tyre, por edhe për vizionin tonë për zhvillimin e vendit dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve.
Faleminderit komogllavasve për mikpritjen dhe mbështetjen e fuqishme në rrugëtimin tonë politik drejt zgjedhjeve të 7 qershorit. Vazhdojmë angazhimin për një Kosovë më të zhvilluar dhe më të mirë për të gjithë.













