Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputet me numër 34, Bardhyl Hasanpapaj, ka thënë se në politikë ka hyrë për të bashkuar, jo për të përçarë.
“Nuk e kam braktis për t’ju dëmtuar, përkundrazi për t’ju forcuar edhe ju, edhe mediat, edhe qytetarët edhe çdokush që ka nevojë për një politikë të re që bashkon, që ndihmon, që është më njerëzore dhe nuk është politikë përçarëse, thyerëse dhe sharëse ndaj qytetarëve. Kjo është edhe arsyeja në fakt që unë po i bashkohem politikës sot, që ndoshta nuk është që kam pasur ndonjë ambicie apo dëshirë personale, por e shoh si një angazhim të një rrugëtimi të gjatë profesional në jetën time”, ka thënë Hasanpapaj në emisionin ‘Debat Plus’ në RTV Dukagjini.
Ai tutje është shprehur se njeriu, kudo që punon, duhet të punojë me nder dhe se angazhimi i tij në politikë nuk ka të bëjë me atë që nëse nuk angazhohet një profesionist, i lihet hapësirë të tjerëve.
“Duhet ta ndajmë të mirën në dobi të të tjerëve”, ka thënë ndër të tjera ai.












