Organizata ‘GERMIN’ do të mbajë një tryezë diskutimi me temën “Votimi nga jashtë vendit – diaspora në zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës”.
Në këtë aktivitet pritet të diskutohen sfidat dhe mundësitë që lidhen me pjesëmarrjen e mërgatës në proceset zgjedhore, me fokus të veçantë në lehtësimin e procedurave të votimit për qytetarët jashtë vendit.
Po ashtu, tryeza synon të trajtojë rolin e diasporës në vendimmarrjen politike në Kosovë.












