Kandidati për deputet i PDK-së, Lulzim Aliu po vazhdon të ketë mbështetjen e qyetarëve për zgjedhjet e 7 qershorit, transmeton Gazeta Online Veriu.info.
“Në fshatin Rakaj gjetëm mikpritje, përkrahje dhe mbështetje të fuqishme për programin zgjedhor të Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidaturat tona, të cilat synojnë zhvillim, mirëqenie dhe perspektivë më të mirë për qytetarët”, ka thënë Aliu.
Postimi i plotë:
Bashkëbisedimet me qytetarë anembanë qytetit tonë po na japin motiv dhe shpresë për një rezultat pozitiv në zgjedhjet e 7 qershorit.
Në fshatin Rakaj gjetëm mikpritje, përkrahje dhe mbështetje të fuqishme për programin zgjedhor të Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidaturat tona, të cilat synojnë zhvillim, mirëqenie dhe perspektivë më të mirë për qytetarët.
Faleminderit banorëve të Rakajt për besimin dhe mbështetjen e vazhdueshme në rrugëtimin tonë politik.
#NdryshoKosovën
#PDK125
#BedriHamza1
Lulzim Aliu Nr. 35 ✅













