Kandidati për deputet nga PDK, Bekim Haxhiu ka vizituar banorët e Poklekut të cilët sipas tij janë të prekur nga deklaratat e kryeministrit Kurti që para disa ditësh tha se Kosovën e ka gjetur në podrum, transmeton Gazeta Online Veriu.info.
“Banorët e Poklekut janë të lënduar nga deklaratat e Kurtit i cili flet pa menduar dhimbjen që mund të shkaktojnë krahasimet e pavenda”, ka shkruar ndër të tjera Haxhiu.
Postimi i plotë:
Sa herë përmenden podrumet, mendja na shkon te shtëpitë e Poklekut, podrumet e të cilave ishin të mbuluara me gjak.
Banorët e Poklekut janë të lënduar nga deklaratat e Kurtit i cili flet pa menduar dhimbjen që mund të shkaktojnë krahasimet e pavenda.
Një fjalë e urtë thotë: “Gjaku s’bëhet ujë…”
Faleminderit Poklekut për moblizimin për ta ndaluar këtë krizë e këtë degradim!
STOP KRIZËS,
NDRYSHO KOSOVËN!
#VotoPDK125
#BedriHamzaKryeministër1
#ProfBekimHaxhiuKamishi109















