Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit, Bardhyl Hasanpapaj, ka komentuar vendimin e fundit të Qeverisë së Kosovës për ndarjen e 100 eurove për një pjesë të shoqërisë.
Duke folur në emisionin “Gazeta” në Kanal10, Hasanpapaj e cilësoi këtë veprim si përpjekje për blerje të votës në prag të zgjedhjeve.
“Është një blerje klasike e votës. Pra, kjo mënyrë e shpërndarjes së mjeteve në kohë zgjedhjesh është tentim për blerje dhe sjellje recidiviste. Nuk është hera e parë që kjo qeveri e bën një gjë të tillë, ndonëse më herët i ka kritikuar qeveritë e tjera pikërisht për këto veprime”, tha Hasanpapaj.












