Është raportuar se presidenti shqiptar, Bajram Begaj është nisur për në Haxh.
Në emisionin “Ora Shtatë”, gazetari i Klan Kosova tha se ende nuk është publikuar një njoftimin zyrtar nga Begaj, megjithatë, një imazh i presidentit po qarkullon qysh nga e hëna.
Sipas gazetarit, Begaj në foto paraqiten në Mina, ku dhe bëhet nisja për në Haxh, ndërsa sot bëhet nisja për në Arafat.
“Me sa kujtoj është personaliteti i parë shqiptar, në pozicion kaq të lartë që kryen Haxhin, gjersa është ende president”, tha ai..











